Page 33 - Demo
P. 33


                                    Te gjëndrat ekzokrine bëjnë pjesë gjëndrat e lëkurës (gjëndrat e djersës dhe ato yndyrore) gjëndra e lotëve, gjëndrat e dyllit të veshëve, gjëndrat e aparatit tretës (gjëndrat e pështymës, gjëndrat e duodenit, pankreasi, mëlçia me tëmthin) dhe gjëndrat e qumështit.Lëkura është mbulesa që mbron organizmin tonë nga mjedisi rrethues. Në lëkurë ka gjëndra djerse dhe dhjamore. Gjëndrat e djersës janë gjëndrat ekzokrine më të përhapurat dhe më të bollshmet në organizëm dhe janë të shpërndara në të gjithë lëkurën. Ato janë përgjegjëse për sekretimin e djersës, që rol kryesor ka rregullimin e temperaturës së trupit. Sasia e djersës varet nga temperatura e mjedisit ku jemi ekspozuar, veprimtaria fizike, emocionet. Trupi çliron djersë vazhdimisht, edhe atëherë kur nuk jemi të vetëdijshëm për këtë. Djersa është një tretësirë kripërash, që ka edhe një funksion jashtëqitës.Gjëndrat dhjamore janë përgjegjëse për prodhimin e lëngjeve vajore ose yndyrore që vajosin lëkurën. Të tilla janë edhe gjëndrat që prodhojnë dyllin e veshit.PoreQimeGjëndër djerseGjëndër dhjamoreFig. 2 Lëkura me gjëndrat e djersës dhe gjëndrat dhjamoreGjëndra parotideGjëndra nën gjuhëGjëndra nën nofullFig. 3 Gjëndrat e pështymësFig. 4 Gjëndrat e aparatit tretësGjëndra të tjera ekzokrine janë ato të aparatit tretës, të cilat mundësojnë tretjen e ushqimeve. Në gojë gjenden gjëndrat e pështymës, që lubrifikojnë sipërfaqen e mukozës së gojës dhe përmbajnë enzimën amilazë, e cila vepron drejtpërdrejt në fazën e parë të tretjes së ushqimit duke shpërbërë amidonin. Në lukth, gjëndra të tjera ekzokrine marrin pjesë në zonën gastrointestinale, në çlirimin e enzimave tretëse dhe lëngjeve për rregullimin e pH-shit të lukthit, duke çliruar acid klorhidrik. Po kështu, gjëndrat duodenale dhe pankreasi sekretojnë enzima tretëse dhe lëngje për mbrojtjen e mukozës gastrointestinale.Pjesë e aparatit tretës është edhe tëmthi. Tëmthi është një organ që prodhon lëngun e tëmthit, i cili depozitohet dhe sekretohet në douden.Gjëndrat e qumështit janë gjëndra ekzokrine që gjenden vetëm te gjitarët, të cilët i ushqejnë të vegjlit e tyre të sapolindur vetëm me qumësht. Organet ku janë vendosur gjëndrat e qumështit janë gjinjtë. Përveç njeriut, janë edhe shumë kafshë të tjera të egra apo shtëpiake, si lopa, delja, macja, që i ushqejnë të vegjlit me qumësht. Gjëndrat equmështit gjenden vetëm te femrat dhe aktivizohen pasi ato lindin të vegjlit e tyre. Fshikëza e tëmthitDuodeniMëlçiaPankreasi31
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37