Page 34 - Demo
P. 34


                                    Gjëndrat e qumështit kanë një ndërtim të veçantë dhe qumështi i prodhuar prej tyre mblidhet në kanalin e qumështit dhe përfundon në thithat e gjirit, nga ku thithet prej foshnjës. Gjëndrat e qumështit janë përgjegjëse edhe për transmetimin e imunitetit pasiv nga nëna tek i porsalinduri. Prodhimi i qumështit nga gjëndrat e qumështit është një domosdoshmëri për rritjen e të vegjëlve të sapolindur, që të vetmin ushqim kanë qumështin e nënës.Sistemi urinar, i njohur ndryshe edhe si sistemi veshkor, përbëhet nga veshkat, ureterët, fshikëza dhe uretra. Ky sistem ka për qëllim të eliminojë mbetjet e lëngshme të trupit, të rregullojë vëllimin dhe presionin e gjakut, të balancojë nivelet e kripërave, metaboliteve, si dhe të pH-së në gjak. Ai eliminon mbeturinat metabolike të organizmit si urenë, ujin dhe kripërat minerale, të cilat i jashtëqit me anë të urinës.Urina formohet në veshka nga filtrimi i gjakut dhe më pas kalon përmes ureterëve në fshikëzën e urinës, ku depozitohet. Kur kjo depozitë mbushet, urina shkarkohet nga fshikëza dhe del nga trupi nëpërmjet uretrës. Njeriu prodhon zakonisht 1-2 litra urinë në ditë.Gjëndrat e qumështitFig. 6 Sistemi urinarUreteriVeshkaFshikëza e urinësUretraFig. 5 Ilustrim i gjëndrave të qumështit32
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38