Page 35 - Demo
P. 35


                                    Roli dhe rëndësia e produkteve metabolikeQeniet e gjalla kanë nevojë për substanca të ndryshme për të kryer veprimtaritë e tyre jetësore. Substancat më të rëndësishme për të cilat kanë nevojë janë: proteinat, sheqernat, yndyrat, vitaminat dhe një lloj i veçantë proteinash, enzimat. Këto substanca ndryshojnë si nga ndërtimi, ashtu edhe nga funksioni në organizëm. Proteinat janë molekula polimerike të ndërtuara nga bashkimi i aminoacideve. Ato përmbajnë 20 lloje aminoacidesh, por numri i tyre në proteina është shumë i madh. Proteinat kanë funksione mjaft të rëndësishme në organizëm, por një nga më të rëndësishmit është ai enzimatik. Enzimat janë proteina të specializuara për të përshpejtuar (katalizuar) reaksionet kimike të organizmit. Pa enzimat, këto reaksione do të ishin të pamundura. Disa enzima kanë nevojë për disa molekula shtesë që të kryejnë funksionin e tyre. Këto molekula quhen koenzima dhe rrjedhin nga vitaminat. Për këtë arsye, vitaminat janë substanca shumë të rëndësishme dhe mungesa e tyre shkakton sëmundje. Ato nuk mund t’i sintetizojmë në organizmin tonë, prandaj duhet t’i marrim patjetër nga ushqimi. Sheqernat gjithashtu kanë rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato përdoren prej tij për të marrë energji, si dhe për funksione të tjera. Glukoza është sheqeri më i rëndësishëm dhe molekula më e shumtë e botës së gjallë. Sheqernat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit. Ne i marrim ato në formën e amidonit, sakarozës, fruktozës etj. Fig. 7 Kompleks vitaminash të nevojshme për organizminFig. 8 Struktura e glukozës33
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39