Page 36 - Demo
P. 36
RibozëAdeninëTri mbetje acidi fosforikOHHHOHOH OP OO O OH2COH OHOH P O P OHHFig. 10 Struktura e ATP-sëFormimi i ATP-së Më herët kemi folur për metabolizmin dhe funksionin e tij. Kemi treguar se metabolizmi ndahet në dy procese, që ecin në kahe të kundërta: katabolizmi ose procesi i degradimit të substancave ushqyese, dhe anabolizmi ose procesi i sintezës së substancave të nevojshme për qelizën. Gjatë katabolizmit, substancat që shpërbëhen çlirojnë energji, e cila përdoret gjatë anabolizmit për të kryer sintezën e substancave të nevojshme për qelizën. Energjia e çliruar në katabolizëm nuk mund të përdoret Ato janë të rëndësishme edhe për bimët, sepse muret e qelizave bimore janë të ndërtuara nga celuloza, e cila është një polimer i ndërtuar me molekula glukoze.Yndyrat kanë forma, ndërtim dhe funksione të ndryshme në organizëm. Vaji, dhjami, por edhe kolesteroli bëjnë pjesë tek yndyrat. Ndryshe nga substancat e tjera, këto nuk treten në ujë. Yndyrat mbartin shumë energji dhe përdoren edhe si depozitë ushqimore në formën e dhjamit. Një rol të rëndësishëm luajnë në formimin e membranave qelizore. Substanca shumë të rëndësishme për organizmin bëjnë pjesë tek yndyrat si hormone steroide dhe te disa lloje vitaminash.Një pjesë të substancave të përmendura më sipër i marrim nga ushqimi dhe një pjesë sintetizohen në organizmin tonë. Secila prej këtyre substancave ka rrugë të veçanta sinteze dhe shpërbërjeje. Këto rrugë quhen rrugë metabolike. Rrugët metabolike përfaqësojnë një seri reaksionesh kimike të njëpasnjëshme, të cilat shndërrojnë një substancë në një tjetër ose për të fituar substanca të nevojshme, si në rastin e sintezës, ose për të prodhuar energji, si në rastin e shpërbërjes (degradimit).Energjia e prodhuar nga shpërbërja e tyre shndërrohet në energji të molekulës së ATP-së. Rrugët kryesore të shpërbërjes janë: likoliza që shpërbën glukozën, cikli i Krebsit, që është pjesë e shpërbërjes së të gjithë substancave, shpërbërja e acideve yndyrore që janë pjesë e yndyrave etj. Më pas, energjia e ATP-së përdoret nga organizmi për të sintetizuar molekula të tjera të nevojshme dhe të domosdoshme për të.Fig. 9 Struktura e celulozës34

