Page 37 - Demo
P. 37


                                    Pyetje dhe detyra1. Cilët janë përgjegjësit kryesorë të prodhimit të hormoneve? 2. Cilat procese jetësore varen nga hormonet?3. Përse shërben aparati urinar?4. Cilat janë gjëndra ekzokrine dhe çfarë funksioni kryejnë?5. Si quhet ndryshe ATP-ja?Mësuam se...Prodhimi dhe lëshimi i hormoneve në qarkullimin e gjakut kryhet përmes gjëndrave endokrine. Të gjitha hormonet janë substanca kimike me rëndësi të veçantë për organizmat e gjallë. Përmes hormoneve rregullohen procese shumë të rëndësishme, siç janë: proceset e metabolizmit, rritjes, riprodhimit dhe sistemit nervor. Përveç gjëndrave endokrine, janë edhe gjëndrat ekzokrine si: gjëndrat e lëkurës, dhjamore dhe të djersës, gjëndrat e aparatit tretës si ato të pështymës, pankreasit, duodenit, si dhe gjëndrat e qumështit. Përveç tajitjes me gjëndra, kemi edhe tajitjen me anë të aparatit urinar.ADPCikli ATP-ADPRibozëRibozëDifosfatEnergji për qelizënAdeninëEnergji nga ushqimiFosfatAdeninëTrifosfatFosfatATPFig. 11 Cikli ATP-ADPdrejtpërdrejt në anabolizëm. Që ajo të përdoret në anabolizëm, duhet shndërruar në energjinë e një molekule me nivel të lartë energjetik dhe kjo molekulë është adenozinë trifosfati ose shkurt ATP-ja. ATP-ja quhet edhe monedha energjetike e qelizës apo e botës së gjallë. Të gjitha qeniet e gjalla, energjinë e çliruar gjatë degradimit të substancave kimike në katabolizëm e shndërrojnë në energji të molekulës së ATP-së dhe është pikërisht energjia e kësaj molekule që përdoret për të bërë të mundur kryerjen e sintezës së molekulave të ndryshme, e cila kërkon energji. Çfarë e bën ATP-në që të luajë këtë rol në të gjithë botën e gjallë në Tokë? ATP-ja formon lidhje kimike nga bashkimi i dy grupeve fosforike dhe kjo lidhje kimike, e quajtur anhidrit, mbart shumë energji, me shumë se lidhjet e tjera kimike. Pikërisht sepse kjo lidhje ka energji të lartë, natyra dhe qeniet e gjalla e kanë zgjedhur si molekulë të mbartjes dhe kalimit të energjisë nga katabolizmi tek anabolizmi, apo për procese të tjera qelizore që kërkojnë energji, si transporti dhe lëvizja. ATP (adenozinë trifosfati)Kur energjia e ATP-së konsumohet, ajo humbet një grup fosforik dhe shndërrohet në ADP. Në këtë mënyrë, kemi një cikël të vazhdueshëm të shndërrimit të ATP-së në ADP dhe anasjelltas. Në katabolizëm formohet ATP-ja, në anabolizëm ATP-ja çliron energjinë e lidhjes fosforike dhe shndërrohet në ADP.35
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41