Page 38 - Demo
P. 38


                                    Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse 1. Tërësia e reaksioneve kimike që zhvillohen në organizëm quhet:a) biosintezë; b) metabolizëm; c) degradim; d) asnjë nga këto.2. Plotësoni vendet bosh në pohimet e mëposhtme.Metabolizmi ndahet në dy procese: _________________ dhe ________________. Energjia që prodhohet nga i pari, përdoret nga i dyti. I pari përmbledh reaksione që _______________ molekulat e mëdha në _____________________. I dyti ________________ molekulat e mëdha duke u nisur nga ________________. 3. Plotësoni vendet bosh në pohimet e dhëna.Bimët ushqehen me anë të ________________. Ato përdorin energjinë e ______________ për të prodhuar ________________ nga _____________ dhe ____________. Gjatë këtij procesi çlirohet ___________________ në atmosferë.4. Vizatoni një gjethe dhe prerjen tërthore të saj, për të treguar pjesët dhe ndërtimin e brendshëm të saj.5. Organelet qelizore ku ndodh fotosinteza janë:a) mitokondritë; b) vakuolat; c) kloroplastet; d) bërthama.6. Plotësoni vendet bosh në pohimet e mëposhtme.Fotosinteza ndahet në dy faza: e para është faza e __________ dhe e dyta ajo e _____________. Faza e parë përdor energjinë e ____________ dhe prodhon molekulat e ___________ dhe ____________. Në këtë fazë përdoren molekulat e ____________ dhe çlirohet ___________ në atmosferë. Në fazën e dytë, e quajtur faza e ____________, molekulat e ____________ dhe ____________, të përtuara në fazën e ___________, përdoren për të shndërruar ______________ në ________________.7. Shpjegoni procesin e transpiracionit përmes ndërtimit të një skeme. Përshkruani rëndësinë e tij.36
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42