Page 40 - Demo
P. 40
Qeniet e gjalla karakterizohen nga cikli jetësor. Cikli jetësor është tërësia e të gjitha ngjarjeve të një organizmi, nga qeliza e fekonduar, lindja, rritja, riprodhimi, duke përfunduar te vdekja. Ky cikël transmetohet nga brezi në brez për çdo lloj të botës së gjallë, duke ruajtur të njëjtat karakteristika të llojit. Të gjitha qeniet e gjalla, pa përjashtuar asnjë – dhe vetëm ato – kanë një cikël jetësor. Pra, cikli jetësor është një karakteristikë që e kanë vetëm qeniet e gjalla. Ky cikël fillon me lindjen, vazhdon me rritjen, riprodhimin dhe përfundon me vdekjen. Bimët ndahen në dy grupe të mëdha, që dallohen midis tyre nga mënyra e riprodhimit. Kemi grupin e bimëve që riprodhohen me fara dhe grupin e bimëve që riprodhohen me spore.Cikli i zhvillimit të bimëve me spore Disa lloje bimësh, si fieret, myshqet dhe algat e gjelbra, janë bimë me spore. Bimët me spore kanë një cikël jetësor të veçantë. Sporet, duke qenë shumë të vogla, shpërndahen me lehtësi. Fekondimi i sporeve ndodh larg prindit, zakonisht në një vend me lagështirë. Pas fekondimit, formohet embrioni dhe fillon të rritet një bimë e re.Po marrim si shembull fierin, që u përket bimëve të larta sepse ka sistem enëzor transporti të lëngjeve, ksilemë dhe floemë, si dhe organet e një bime si rrënjët, kërcelli dhe gjethet (fig. 1). Cikli jetësor i tij ecën në dy faza të alternuara: ajo seksuale (gametofite) dhe joseksuale (sporofite).Te fieret, qelizat seksuale janë sporet. Sporet janë njësi të vogla riprodhuese, që lëshohen nga sporanga me madhësi sa një e dhjeta e milimetrit. Në pjesën e poshtme të gjetheve të fierit janë të pranishme togje sporangjesh, që quhen sori dhe brenda tyre formohen sporet (fig. 2).Sporet shpërndahen me anë të erës, derisa arrijnë në tokë, ku mbijnë (fig. 3). Bima e re që formohet, quhet protallë. Ajo formon gametofitet, struktura të vogla si gjethe që rriten në tokë, ku prodhohen organet seksuale mashkullore dhe ato femërore, Fig. 1 Bima e fieritFig. 2 Sporangjet e mbushura me spore381.1 Zbatime të shk2.12 Cikli jetësor i organizmaveTemaCikli jetësor te bimët

