Page 41 - Demo
P. 41
të quajtura përkatësisht anteride dhe arkegone. Nga këto organe seksuale formohen spermidet mashkullore dhe vezët femërore. Spermidet zhvendosen nëpërmjet reshjeve të shiut ose vesës dhe fekondojnë vezët, çka çon në formimin e zigotës. Pas fekondimit, fillon mbirja dhe lind bima e re e fierit. Cikli i zhvillimit të bimëve me farë Ju mund ta vëreni edhe vetë se si fillon dhe zhvillohet cikli jetësor i një bime me farë. Për këtë, ju duhet fara e një bime dhe një mjedis i përshtatshëm ku kjo farë të mbijë. Nëse zgjidhni një kokërr fasule dhe e vendosni në një gotë, në fundin e së cilës keni vendosur një shtresë pambuku të ngopur me ujë, do të shihni se pas pak kohe, kokrra e fasules do të lëshojë rrënjë dhe një kërcellth me dy gjethe të vogla, që me kalimin e kohës do të rriten. Kështu mbijnë të gjitha bimët me farë (fig. 4). Bimët janë qenie të gjalla dhe si pasojë lindin, ushqehen, rriten, riprodhohen dhe në fund vdesin, duke kryer ciklin e tyre jetësor. Çasti i parë më i rëndësishëm që e fillon këtë cikël është mbirja. Mbirja është tërësia e ngjarjeve që çojnë në zhvillimin e bimës, duke filluar nga fara. Nga eksperimenti pamë se nga fara e fasules mbin bima. Fara prodhojnë bimët me lule. Fara është veza e fekonduar ose zigota. Ajo formohet gjatë procesit të fekondimit (pllenimit), kur bashkohet gameti mashkullor i pjalmit me organin femëror, vezën, që është e vendosur në vezore. Procesi i formimit të zigotës do të trajtohet në temat në vijim. Organet seksuale të bimëve me farë janë të vendosura në lule. Në disa lloje bimësh, lulet përmbajnë edhe organe femërore, edhe organe mashkullore. Te disa bimë të tjera, organet mashkullore janë te lulet mashkullore dhe organet femërore tek ato femërore. Rasti i fundit është ai i bimëve që kanë vetëm lule femërore ose vetëm lule mashkullore.Fig. 3 Cikli jetësor i fieritFig. 4 Mbirja e farës së fasules në gotëArkegonum me vezëFekondimiZigotaSporofit i ri në gametofit RrënjaSporofit i pjekurSorusSporangiumiSpore RizoideAntheriuni me spermënBrezi haploidBrezi diploidGametofit i ri39

