Page 42 - Demo
P. 42


                                    Përpara se të fillojë mbirja e një bime nga zigota (veza e fekonduar), formohet embrioni. Pasi krijohen kushtet e nevojshme të pranisë së ujit, oksigjenit, dritës dhe temperaturës, fillon mbirja. Në këtë çast, fara përthith ujë, fryhet dhe kështu nxiten të gjitha proceset metabolike, të cilat bëjnë që të formohet rrënjëza dhe të zgjatet poshtë, kërcelli të rritet lart, drejt dritës, dhe të hapen gjethet e para, nga të cilat nis procesi i ushqyerjes nga vetvetja, pra fotosinteza. Siç e kemi theksuar në mësimet e mëparshme, që të prodhojë ushqimin e vet, bima ka nevojë për dritë diellore, ujë, dioksid karboni dhe kripëra minerale.Rritja e kërcellit dhe gjetheve të bimës quhet periudha vegjetative. Ajo vazhdon për njëfarë kohe, që është e ndryshme për lloje të ndryshme bimësh. Sipas kohëzgjatjes së periudhës vegjetative, bimët ndahen në: bimë njëvjeçare, dyvjeçare dhe shumëvjeçare. Në mbarim të periudhës vegjetative, bima është një bimë e rritur, e gatshme për riprodhim. Periudha riprodhuese fillon me çeljen e luleve, ku ndodh fekondimi. Më pas, nga lulet formohen frytet, që përmbajnë farat dhe mund të fillojë një cikël i ri jetësor (fig. 5).Pyetje dhe detyra1. Çfarë kuptoni me cikël jetësor?2. Përshkruani ciklin jetësor të bimëve.3. Cili është cikli jetësor i bimëve me spore?4. Cilat janë ndryshimet midis ciklit jetësor të bimëve me spore dhe ciklit jetësor të bimëve me farë?Mësuam se...Qeniet e gjalla karakterizohen nga cikli jetësor. Cikli jetësor përfaqëson tërësinë e ngjarjeve nga mbirja e farës deri në prodhimin e një fare të re. Cikli fillon me formimin e farës, mbirjen e saj, rritjen e bimës, prodhimin e luleve, fekondimin, formimin e frytit që përmban farat, të cilat janë gati për mbirje. Cikli vazhdon në mënyrë të përsëritur deri në vdekjen e bimës. Nga mënyra e riprodhimit, kemi dy lloje bimësh: ato që riprodhohen me spore dhe ato që riprodhohen me farë. Bimët me spore kanë një cikël jetësor të ndryshëm nga ato me fara. Ato nuk prodhojnë lule dhe fara, por spore, dhe kanë një cikël jetësor me dy faza riprodhimi. Fig. 5 Cikli jetësor i fasulesLuleFruti (bishtaja)FaraBimë e rriturFilizi40
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46