Page 43 - Demo
P. 43


                                    Cikli jetësor i kafshëve është shumë më i larmishëm se ai i bimëve, edhe pse praktikisht ai ndjek të njëjtën ecuri të përgjithshme, duke filluar me vezën e fekonduar (zigotën), për të vazhduar me rritjen, pjekurinë, riprodhimin, plakjen dhe duke përfunduar me vdekjen. Kafshë të llojeve të ndryshme kanë cikle jetësore të ndryshme. Cikli jetësor i insekteve është i ndryshëm nga ai i gjitarëve. Cikli jetësor i zvarranikëve është i ndryshëm nga ai i peshqve apo shpendëve. Por edhe brenda të njëjtit grup, ciklet jetësore dallojnë nga njëri-tjetri.Ka kafshë që e kanë ciklin e jetës njëvjeçar apo edhe më të shkurtër. Ka të tjera që e kanë shumëvjeçar. Ne do të përqendrohemi te disa raste të ciklit jetësor te shtazët, për të kuptuar ecurinë dhe larminë e tyre.Në varësi të llojit dhe ekosistemeve që u përkasin, kafshët karakterizohen nga veçori që mund të kenë ngjashmëri, por edhe dallime në proceset e zhvillimit të tyre. Ato kanë zhvilluar përshtatje në varësi të mjedisit ku jetojnë. Kafshët ujore kanë dallime nga ato tokësore. Për të kuptuar ciklin jetësor të shtazëve, duhet të njohim format e riprodhimit të tyre, i cili është një proces që garanton mbijetesën e tyre. Forma kryesore e riprodhimit te shtazët është ajo seksuale, duke mos përjashtuar edhe rrugën joseksuale te disa lloje jokurrizorësh. Format më të shpeshta të riprodhimit joseksual te jokurrizorët janë: përmes bulëzimit (hidra, sfungjerët), përmes rigjenerimit (krimbat e ndryshëm) dhe përmes sporulimit apo sporeve. Riprodhimi seksual realizohet përmes kombinimit të gjeneve apo materialit gjenetik prindëror, çka rezulton me krijimin e organizmit të ri.Cikli jetësor tek insektetInsektet kanë një cikël jetësor, gjatë të cilit pësojnë metamorfozë, duke kaluar në forma të ndryshme, që në funksion dhe pamje nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën (fig. 1). Nga veza e fekonduar e fluturës del një larvë, e cila ushqehet me gjethe bimësh. Pasi rritet, vemja mbështillet në një kapsulë që quhet pupë. Brenda pupës ndodh procesi i metamorfozës dhe pas njëfarë kohe vemja kthehet në flutur, që e çan pupën dhe del e lirë. Kjo është forma e rritur e fluturës, e cila është e gatshme për riprodhim. Fluturat, ndryshe nga vemjet, ushqehen me nektar. Ato çiftohen dhe lëshojnë vezë të fekonduara. Në këtë mënyrë, cikli i jetës vazhdon. Cikli jetësor i insekteve është i ngjashëm me atë të fluturës.E rriturVezaLarvaPupaFig. 1 Cikli jetësor i fluturës412.2 Cikli jetësor te shtazët
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47