Page 44 - Demo
P. 44


                                    Mjedis tokësor Mjedis ujorVezaEmbrioniLarvaBretkosë e rriturBretkosë e reLarva me këmbëVezaEmbrioniZogu i pulësPula e rriturCikli jetësor tek ujëtokësorëtSa herë që përmenden ujëtokësorët apo amfibët, na vjen nëpër mend fakti që ata jetojnë edhe në ujë, edhe në tokë. Shembulli më i mirë i kësaj janë bretkosat. Bretkosat riprodhohen në pranverë (gjatë muajve shkurt-mars), stinë gjatë së cilës dëgjohen kuakjet karakteristike të meshkujve. Bretkosat meshkuj e përdorin kuakjen si mjet joshës. Pllenimi te bretkosat ndodh jashtë trupit dhe ky lloj pllenimi quhet pllenim i jashtëm. Bretkosat femra lëshojnë vezët, ndërsa bretkosa mashkull lëshon një lëng, i cili përmban spermatozoide. Veza e fekonduar rri në ujë. Embrioni brenda saj shndërrohet në larvë, e cila del nga veza. Larva më pas shndërrohet në bretkosën e rritur, që jeton në tokë. Procesi i shndërrimit të larvës në bretkosë njihet ndryshe si procesi i metamorfozës.Cikli jetësor te shpendëtNë dallim nga amfibët (ujëtokësorët), procesi i pllenimit te shpendët ndodh brenda trupit, ashtu si te gjitarët. Por, ndërsa te gjitarët pllenimi (fekondimi) dhe zhvillimi i frytit (embrionit) ndodh brenda trupit, te shpendët (ndonëse pllenimi ndodh brenda trupit) zhvillimi i embrionit realizohet jashtë trupit, pra brenda vezës. Cikli jetësor te shpendët fillon me fekondimin, pra shkrirjen e bërthamës mashkullore me atë femërore në një bërthamë të vetme.Fekondimi vjen si rezultat i çiftëzimit të femrës me mashkullin. Gjatë çiftëzimit, mashkulli përmes kloakës lëshon një numër të konsiderueshëm spermatozoidesh, që lëvizin në drejtim të qelizave vezë nëpërmjet kanalit vezëpërçues. Vetëm një spermatozoid arrin që të hyjë brenda qelizës vezë. Zakonisht, shpendët ndërtojnë fole ku vendosin vezët, për të cilat kujdesen deri sa çelin. Kjo njihet si periudha e inkubimit, përgjatë së cilës shpendi ngroh vezët, që duhen mbajtur në një temperaturë të caktuar.Pas inkubimit, zogu brenda vezës e çan lëvozhgën dhe del jashtë. Më pas, ai rritet deri në pjekurinë seksuale dhe është i gatshëm për t’u riprodhuar. Një shembull i ciklit jetësor të shpendëve është ai i pulës (fig 3).Fig. 2 Cikli jetësor i bretkosësFig. 4 Çelja e zogut të pulësFig. 3 Cikli jetësor i pulës42
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48