Page 45 - Demo
P. 45
Cikli jetësor i gjitarëve dhe njeriutNdryshe nga llojet e shtazëve të përmendura më sipër, gjitarët (dhe njeriu si pjesë e tyre) kanë disa veçori dalluese në ciklin e tyre jetësor. Mbas fekondimit, te gjitarët embrioni rritet dhe zhvillohet brenda trupit të femrës, në një organ që quhet placentë, e cila bën të mundur që embrioni dhe fetusi të ushqehen nga gjaku i nënës. Menjëherë pas lindjes, të vegjlit e gjitarëve nuk mund të ushqehen me ushqimet e të rriturve, por vetëm me qumështin e nënës, e cila ka organe të caktuara që e prodhojnë atë.Fekondimi artificial Fekondimi artificial nënkupton fekondim të realizuar përmes metodave artificiale. Pra, vendosja e spermatozoideve në trupin e mitrës duke mos pasur akt seksual, nënkupton fekondimin artificial. Të gjitha pajisjet që përdoren për të realizuar këtë proces, duhet të jenë sterile dhe të posaçme. Fekondimi artificial shihet si alternativë tek individët me probleme riprodhuese, te të cilët fekondimi natyral nuk mund të realizohet. Një problem që haset shpesh te të dyja gjinitë është dukuria e sterilitetit (individë që nuk e kanë aftësinë për t'u riprodhuar). Steriliteti mund të jetë i lindur ose i fituar. Mund të jetë me origjinë gjenetike, por edhe si rezultat i deformimeve anatomike apo patologjike, për shkak të ndonjë sëmundjeje në organet gjenitale. Tek individët meshkuj, disa prej problemeve më të shpeshta janë: sasia e pamjaftueshme e spermatozoideve, lëvizshmëria e kufizuar etj. Këto pengesa mund të tejkalohen përmes fekondimit artificial, formë e cila garanton gjithashtu parandalimin e transmetimit të një numri të caktuar sëmundjesh që prekin organet seksuale. Që të realizohet fekondimi artificial, fillimisht nevojitet një sasi e spermatozoidit të marrë nga një individ mashkull përmes procesit të ejakulimit. Kjo sasi e spermës hollohet dhe prej saj përftohet një numër i madh i dozave vetëm nga një ejakulim. Këto doza kërkojnë kushte të veçanta të ruajtjes. Mënyra më e mirë është ruajtja e tyre në temperatura të ulëta, përmes ngrirjes së plotë. Dozat zakonisht ruhen në kontenierë të veçantë, të cilët duhet të jenë të mbushur me azot të lëngshëm. Temperatura në këtë ambient arrin deri në -196°C. Fig. 5 Kontenieri special për ruajtjen e dozave apo materialit gjenetikFig. 3 Cikli jetësor i pulës43

