Page 46 - Demo
P. 46
Pyetje dhe detyra1. Cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet midis cikleve jetësore të organizmave të ndryshëm? Krahasoni insektet me shpendët.2. Cilat janë fazat kryesore të ciklit jetësor tek ujëtokësorët (shpjegoni shembullin e bretkosës)?3. Cilat janë fazat kryesore të ciklit jetësor te shpendët (shpjegoni shembullin e pulës)? Nga se ndryshon ky cikël nga ai i gjitarëve?4. Sa kohë dhe çfarë kushtesh i duhet vezës që të çelë zogun?5. Shpjegoni çfarë është fekondimi artificial dhe tregoni përparësitë e tij.Mësuam se...Zhvillimi embrional tek organizmat ujorë është i ndryshëm nga ai tek organizmat tokësorë. Te të parët, embrioni zhvillohet jashtë organizmit, ndërsa te të dytët ndodh brenda tij. Tek organizmat ujëtokësorë, pllenimi apo fekondimi ndodh jashtë organizmit, ndërsa te shpendët ndodh e kundërta. Pra, zogjtë zhvillohen brenda vezës dhe jashtë organizmit. Atyre u nevojitet një ambient i ngrohtë derisa të çelin. Që të ndodhë kjo, duhen të paktën 21 ditë. Fekondimi artificial nënkupton fekondim të realizuar përmes metodave artificiale apo vendosjen e spermatozoideve në trupin e mitrës, pa pasur akt seksual. Kjo metodë realizohet duke përdorur pajisje artificiale dhe kërkon kushte sterile. Dozat e përfituara për t’u përdorur në fekondimin artificial të kafshëve mund të ruhen për një kohë më të gjatë, në kushtet e ngrirjes së plotë (në temperaturën -196°C). Përmes fekondimit artificial tejkalohen problemet e riprodhimit, siç është për shembull steriliteti, madje kjo metodë ndihmon edhe në parandalimin e transmetimit të sëmundjeve. Në kategori të ndryshme kafshësh, fekondimi artificial ndihmon në përmirësimet gjenetike dhe në rritjen e prodhimit. Përparësitë e fekondimit artificial te kafshëtNë parim, përmes kësaj metode mund të bëhet përzgjedhja e racës së kafshëve, por edhe përzgjedhja e karakteristikave të fenotipit te kafshët. Kjo metodë ndihmon gjithashtu në parandalimin e shfaqjes apo transmetimit të sëmundjeve të ndryshme infektive, që mund të mbarten gjatë aktit seksual nga njëri individ te tjetri. Te kafshët bujqësore, përmes fekondimit artificial duke përzgjedhur racat fisnike, mund të kemi edhe rritje të prodhimit të qumështit ose të mishit nëpër fermat blegtorale. Fig. 6 Hapja e kontenierit dhe nxjerrja e dozës për fekondimin artificial te lopët.44

