Page 47 - Demo
P. 47


                                    Si realizohet procesi i ndarjes qelizore? Cilat janë llojet e ndarjeve të qelizave? Mitoza Mitoza përfaqëson fazën riprodhuese të ciklit qelizor të organizmave eukariotë, në të cilën (me anë të ndarjes qelizore) nga një qelizë-mëmë formohen dy qeliza-bija, gjenetikisht të njëjta me qelizën-mëmë. Në ciklin jetësor të përshkruar më sipër, në të gjithë procesin e rritjes, nga zigota deri në vdekje, kemi riprodhim qelizor vetëm me anë të mitozës. Mitoza është rruga kryesore e riprodhimit qelizor. Të gjitha qelizat e organizmit, përveç atyre seksuale, shumohen me anë të mitozës. Mitoza është pjesë e ciklit qelizor, që fillon me anafazën dhe përfundon me prodhimin e dy qelizave-bija të njëjta me qelizën-mëmë.Mitoza ose ndarja qelizore përfshin një seri kalimesh, që fillojnë me profazën dhe vazhdojnë me prometafazën, metafazën, anafazën, telofazën dhe citokinezën. Jeta e një qelize të re fillon me interfazën, ose fazën nga një mitozë te tjetra, gjatë së cilës qeliza zhvillon veprimtarinë e saj dhe përgatitet për mitozën. Gjatë interfazës dyfishohet edhe ADN-ja. Gjatë mitozës shfaqen kromozomet dhe kromozomet e dyfishuara vendosen në një rresht dhe lëvizin drejt dy qelizave të reja, të njëjta, simotra (fig. 1). Gjatë profazës, që është faza e parë e mitozës, mbështjellja bërthamore fillon të ndahet. Organelet fillojnë të zhvendosen në periferi të qelizës. Nis të formohet boshti mitotik, Centrozomet fillojnë të lëvizin në skaje (pole) të kundërta të qelizës. Kromatidet motra nisin të mbështillen me ndihmën e proteinave mbështjellëse dhe fillojnë të bëhen të dukshme në formën e shkopinjve në mikroskop me dritë, që i quajmë kromozome.Cikli qelizor vazhdon me prometafazën, gjatë së cilës shumë procese (që kanë filluar në profazë) vazhdojnë të përparojnë. Mbështjella bërthamore shpërbëhet plotësisht. Boshti mitotik bashkohet me centromeret e kromozomeve ende në vendosje të çrregullt dhe me secilin pol qelizor ku janë centrozomet. Fig. 1 Ndarja qelizore, mitozaQeliza mëmë(2n)Dyfishimi i ADN-së(interfaza)Ndarja qelizore(mitoza)Dy qeliza bija(2n)452.3 Mitoza dhe mejoza 
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51