Page 48 - Demo
P. 48


                                    Metafaza ndjek prometafazën. Gjatë metafazës, kromozomet vendosen të gjitha në planin ekuatorial, qëquhet plani metafazik. Centrozomet vendosen në polet e boshtit mitotik. Kromatidet e të njëjtit kromozom tërhiqen në kahe të kundërta nga fibrat e boshtit mitotik. Në anafazë, lidhja midis kromatideve motra këputet dhe ato ndahen. Të tërhequra nga mikrotubulat e boshtit mitotik, ato shkojnë drejt poleve të kundërta të boshtit mitotik.Gjatë telofazës, që pason anafazën, kromozomet e ndara mbërrijnë në pole dhe përreth secilit grup kromozomesh formohet mbështjellja bërthamore, duke formuar dy bërthama, që pasohet nga formimi i dy qelizave-bijë. Qelizat e reja janë të njëjta me qelizën-mëmë dhe kanë të njëjtin numër kromozomesh, si dhe të njëjtin material gjenetik me të. Edhe qeliza-mëmë, edhe ato bija janë qeliza diploide me 2n kromozome.MejozaMejoza është një ndarje e veçantë, që përdoret vetëm në rastin e prodhimit të qelizave seksuale femërore dhe mashkullore, me qëllim përdorimin e tyre për fekondim dhe formimin e zigotës. Mejoza është pjesë e riprodhimit seksual. Gjatë saj, nga një qelizë-mëmë diploide me 2n kromozome formohen 4 qeliza-mbesa haploide me n kromozome. Meqenëse qelizat e reja të fituara nga mejoza kanë gjysmën e kromozomeve të qelizës-mëmë, mejoza quhet ndarje reduktive. Riprodhimi seksual është shumë i rëndësishëm dhe një nga arritjet më të jashtëzakonshme të evolucionit. Ai prodhon larmi gjenetike pikërisht nëpërmjet mejozës. Evolucioni i riprodhimit seksual është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së jetës. Shpejtësia e evolucionit varet nga sasia e larmisë gjenetike të pranishme. Duke përzier informacionin gjenetik, riprodhimi seksual që vjen nga dy prindër, e rrit jashtëzakonisht shumë larminë gjenetike dhe përshpejton evolucionin.Mejoza është një ndarje qelizore, në të cilën, nga një qelizë-mëmë fitohen katër qeliza-bija, të gjitha të ndryshme mes tyre dhe me gjysmën e trashëgimisë gjenetike të qelizës-mëmë. Pas mitozës, numri i kromozomeve në qelizat e reja është i njëjtë me atë të qelizës-mëmë, ndërsa mejoza çon në prodhimin e qelizave-bija me gjysmën e numrit të kromozomeve të qelizësmëmë. Mitoza prodhon qeliza gjenetikisht të njëjta, mejoza prodhon qeliza gjenetikisht të ndryshme.Mejoza përbëhet nga dy procese të dallueshme, mejoza I dhe mejoza II. Çdonjëri prej tyre çon në një ndarje qelizore. Ndarja e parë, që mbaron në fund të mejozës I, quhet ndarje reduktive, ndërsa e dyta vjen mbas të parës, mbaron me mejozën II dhe quhet ndarje ekuacionale (fig. 3). Të dyja ndarjet janë të ngjashme me mitozën, por nuk janë të njëjta me të.Mejoza I, pasi kalon në fazat e saj (profazë, metafazë, anafazë dhe telofazë), bën që të CitokinezaProfazaMetafazaAnafazaTelofazaBoshti mitotikPlani metafazikCentrozometPrometafaza Fig 2. Mitoza dhe fazat e saj46
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52