Page 49 - Demo
P. 49
formohen dy qeliza-bija me gjysmën e kromozomeve të qelizës-mëmë, secili me dy kromatide. Gjatë saj ndodh edhe shkëmbimi i materialit gjenetik midis kromozomeve të ndryshme, duke i bërë këto të ndryshme nga kromozomet e qelizës-mëmë, gjë që shton larminë gjenetike (fig. 4).Mejoza II ecën në të njëjtat faza me të parën dhe nga dy qelizat-bija formohen katër qeliza-mbesa, që kanë gjysmën e kromozomeve të qelizës-mëmë, pra janë qeliza haploide. Te meshkujt, të katra qelizat e reja formojnë spermatozoide, ndërsa te femrat, vetëm njëra prej tyre bëhet vezë (fig. 5).Fig. 3 MejozaFig. 4 Faza e parë e mejozës, mejoza IPyetje dhe detyra1. Çfarë është ndarja qelizore? 2. Cili është funksioni i mitozës?3. Si ndahet ajo?4. Çfarë është interfaza, si ndahet dhe çfarë ndodh gjatë saj?5. Cilat janë fazat e mitozës dhe çfarë ndodh gjatë saj? 6. Çfarë është mejoza?7. Cili është ndryshimi midis mejozës dhe mitozës?8. Në sa faza ndahet mejoza?9. Cili është rezultati i mejozës?Mësuam se...Mitoza përfaqëson fazën riprodhuese të pothuaj gjithë qelizave të botës së gjallë, me përjashtim të qelizave seksuale. Ajo ndahet në dy etapa kryesore: interfazë dhe mitozë. Mitoza ecën në një seri fazash dhe përfundon me formimin e dy qelizave të reja bija. Qelizat e reja, të fituara gjatë mitozës, janë të njëjta me qelizën-mëmë. Ato janë qeliza diploide me të njëjtin material gjenetik dhe kanë të njëjtin numër kromozomesh (2n). Mejoza është procesi i prodhimit të gameteve. Ajo çon në formimin e qelizave haploide me numër n kromozomesh, duke u nisur nga një qelizë diploide me numër 2n kromozomesh.Interfaza Mejoza I Mejoza IIProfaza I Metafaza I Anafaza I Telofaza IMejoza IMejoza IIProfaza II Metafaza II Anafaza II Telofaza IIFig. 5 Faza e dytë e mejozës, mejoza II47

