Page 5 - Demo
P. 5


                                    3HyrjeLibri i nxënësit “Biologjia 9”, si shkalla e fundit e kurrikulës vertikale të ciklit të studimeve në Arsimin e Mesëm të Ulët, u vjen në ndihmë nxënësve për të njohur, kuptuar, përvetësuar dhe praktikuar programin e miratuar nga MASHTI për lëndën e Biologjisë, për të përmbushur kompetencat kyçe të këtij programi lëndor. Temat mësimore janë trajtuar në mënyrë të qartë e të kuptueshme për nxënësit e kësaj grup-moshe dhe vijnë në koherencë me njohuritë e përvetësuara deri më tani. Në fund të çdo njësie mësimore ka një rubrikë përmbledhëse të koncepteve kryesore që trajtohen, dhe në fund të çdo teme janë hartuar ushtrime përmbledhëse, në mënyrë që nxënësit të vlerësojnë njohuritë e fituara gjatë temës përkatëse. Në njësitë mësimore janë planifikuar veprimtari të ndryshme, të cilat mund të realizohen nëpërmjet punës në grup, punës së pavarur, punës individuale e ndonjëherë edhe si detyrë shtëpie. Për ta bërë sa më të kuptueshëm materialin teorik, libri ka ilustrime të qarta me figura e skema në përputhje me temën mësimore. Në fund të librit gjendet një përmbledhje e termave dhe koncepteve kyçe në trajtën e një fjalori, në mënyrë që nxënësit t’i kenë më të thjeshta shpjegimet e tyre. Ju urojmë një vit të mbarë shkollor! Autorët
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10