Page 52 - Demo
P. 52


                                    Gjenetika është shkenca që studion trashëgiminë e tipareve te njeriu. Në bazë të procesit të trashëgimit të tipareve qëndron ADN-ja. Por si sigurohet vazhdimësia e jetës në Tokë nga njëra gjeneratë në tjetrën? Cili është roli i bërthamës qelizore në këtë proces?ADN-ja Në klasat e mëparshme, jemi njohur me ndërtimin e qelizës dhe organet qelizore. Faktet e mbledhura për qelizat i shtynë biologët të besonin se qeliza është baza e trashëgimisë. Në qendër të çdo qelize te qeniet e gjalla ndodhet bërthama, e cila është edhe “truri” i saj. Por si është e ndërtuar bërthama qelizore?Substanca kryesore e lokalizuar në bërthamë quhet kromatinë. Edhe pse struktura e kromatinës shfaqet si një masë materiale, kjo lëndë gjatë ndarjes qelizore shfaqet në trajtë trupash të veçantë, të quajtur kromozome. Kromozomet janë të përbëra nga nukleoproteina, një kombinim i acidit nukleik (ADN) me proteinën. ADN-ja është një lëndë që mbart “kodin gjenetik”. Ajo është një strukturë e ndërlikuar, e përbërë nga 3 pjesë. Këto pjesë janë sheqeri dezoksiribozë, grupet fosfat dhe 4 baza nukleotidesh, që janë: adeninë (A), guaninë (G), timinë (T) dhe citozinë (C). Bazat nukleotide kanë forma që përshtaten së bashku në disa mënyra. Kështu, nukleotidet e adeninës gjithmonë bashkohen me nukleotidet e timinës, dhe nukleotidet e guaninës gjithmonë bashkohen me nukletidet e citozinës. Adenina i përshtatet timinës dhe guanina i përshtatet citozinës. Në figurën 1, vëmë re se zinxhirët e nukleotideve janë të përdredhur rreth njëri-tjetrit për të formuar një spirale të dyfishtë. Dyfishimi i ADN-së Gjatë viteve 1951-1953, shkencëtarët Xhejms Uatson dhe Frensis Krik zhvilluan idetë e tyre mbi mekanizmin e dyfishimit të ADN-së. Me rëndësi të veçantë për dyfishimin është çiftimi i bazave. Helika e dyfishtë e ADN-së përbëhet nga dy zinxhirë. Me këtë model replikimi (dyfishimi), AdeninëÇiftet e bazaveLidhja e sheqerit dezoksiribozë me grupet fosfatTiminëGuaninëCitozinëFig. 1 Struktura helikë e ADN-së, me dy fije të përdredhura kundrejt njëra-tjetrës 50TemaTrashëgimia te njeriu 3.1 ADN-ja dhe trashëgimia3
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56