Page 53 - Demo
P. 53


                                    molekula e ADN-së zbërthehet së pari nga forma e saj e përdredhur. Ajo zbërthen lidhjet e dobëta të hidrogjenit mes bazave plotësuese; dy zinxhirët ndahen në mënyrë të ngjashme me një zinxhir që hapet, dhe secili prej tyre luan rolin e modelit për ndërtimin e një zinxhiri plotësues (fig. 2).Bazat e nukleotideve thyhen dhe dy qendrat ndahen. Ndërsa ndodh ndarja, bazat ekspozohen ndaj përmbajtjes së bërthamës. Në bërthamë ka shumë nukleotide që tashmë janë formuar. Këto nukleotide bashkohen vetëm në mënyra të caktuara (adenina me timinën dhe guanina me citozinën). Rregulli i çiftimit të bazave është A-T dhe G-C. Për shembull, vargut TAACGTG në një zinxhir i përgjigjet vargu ATTGCAC në zinxhirin plotësues. Dyfishimi i ADN-së që i paraprin riprodhimit të qelizave, shfrytëzon pikërisht këtë veçori. Nëse dy zinxhirët që përbëjnë ADN-në fillestare ndahen nga njëri-tjetri, çdonjëri prej tyre përmban informacionin për të rindërtuar zinxhirin që mungon. Kështu, nga një molekulë mund të përftojmë dy të tilla. ZbërthimiÇiftimi i bazave që plotësojnë njëra-tjetrënKrijimi i zinxhirëve të rinj të ADN-sëZinxhiri origjinal i ADN-sëHelika dyfishe është e shpërdredhurSecili nga zinxhirët e shpërdredhur luan rolin e modelit për ndërtimin e një zinxhiri plotësues.Helikat e reja dyfisheFig. 2 Procesi i dyfishimit të ADN-sëA e dini se... ADN-ja është e vetmja molekulë që dyfishohet, sepse struktura e saj përmban informacionin e duhur për të krijuar një kopje të njëjtë me vetveten. Pyetje dhe detyra1. Çfarë është ADN-ja? 2. Si është e ndërtuar ajo? 3. Si ndodh procesi i dyfishimit të ADN-së? 4. Çfarë janë kromozomet? 5. Si klasifikohen kromozomet?Mësuam se...Gjenetika është shkenca që studion trashëgiminë e tipareve te njeriu. Në bazë të procesit të trashëgimit të tipareve qëndron ADN-ja. Kjo molekulë ka në përbërje të saj sheqerin dezoksiribozë, grupet fosfat dhe 4 baza nukleotidesh. Në procesin përpara ndarjes qelizore, ajo i nënshtrohet procesit të dyfishimit. 51
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57