Page 54 - Demo
P. 54


                                    Ndërtimi i kromozomeve Pas procesit të dyfishimit të ADN-së fillon përgatitja e qelizës për ndarjen e saj. Fijet e kromatinës dendësohen dhe mbështillen duke formuar disa truptha të shkurtër e të trashë në formën e X-it, të cilët quhen kromozome (fig. 1). Çdolloj gjallese (bimët, shtazët, njeriu) ka një numër të caktuar kromozomesh në bërthamën e çdo qelize trupore. Ky numër është gjithmonë çift, për shembull: njeriu ka 46 kromozome, miu ka 40 kromozome, elefanti ka 56 kromozome, gruri ka 42 kromozome, duhani i egër 24 kromozome. Kromozomet në qelizat trupore (autosomet) dhe në qelizat seksuale (gametet)Në qelizat e trupit të njeriut, që ndryshe quhen qeliza somatike, kromozomet janë njësoj dy e nga dy ose përbëjnë çifte kromozomike dhe këto kromozome quhen autosome. Qelizat somatike që përmbajnë dy seri kromozomesh, quhen qeliza diploide dhe shënohen 2n. Kromozomet në këto qeliza kanë të njëjtën formë dhe një informacion gjenetik shumë të ngjashëm; këto quhen kromozome seksuale. Qelizat seksuale (gametet) kanë gjysmën e numrit të kromozomeve të qelizave somatike dhe quhen qeliza haploide. Këto shënohen n. Siç e pamë edhe në temën e kaluar, tek individët meshkuj, këto dy kromozome janë të ndryshme dhe shënohen XY, ndërsa te femrat janë të njëjta dhe shënohen XX (fig. 2). Kromozomet dhe trashëgimia Nëse shikoni me vëmendje albumin me fotografi të pjesëtarëve të familjes apo të të afërmve, do të vini re shumë ngjashmëri në tipare me njëri-tjetrin (fig. 3). Disa nga këto tipare mund të jenë për shembull: ngjyra e lëkurës, ngjyra ose forma e syve, ngjyra ose forma e flokëve etj. QelizaBërthamaADNBazat nukleotideCitozinëAdeninëTiminëGuaninëLidhja e sheqerit dezoksiribozë me grupet fosfatKromozomiGjenet (segmente të ADN-së)Fig. 1 Nga ADN-ja te kromozometFig. 2 Dy kromozomet e një çifti janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, përveç çiftit të kromozomeve seksuale. 523.2 Kromozomet 
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58