Page 55 - Demo
P. 55


                                    Fig. 3 Ngjashmëria ndërmjet prindërve dhe fëmijëve të tyre Por si ndodh trashëgimi i tipareve nga njëra gjeneratë në tjetrën? Kush është përgjegjës për këtë proces? Segmente të caktuara që gjenden përgjatë zinxhirit të ADN-së, quhen gjene. Të gjitha kromozomet janë të përbëra nga gjenet. Gjenet janë përgjegjëse për trashëgiminë e tipareve. Siç përmendëm edhe më herët, shkenca që merret me studimin e trashëgimisë së tipareve nga prindërit te pasardhësit quhet gjenetikë, ndërsa shkencëtarët gjenetistë. Ne kemi mijëra tipare, sepse bartim mijëra gjene të ndryshme. Secili kromozom është i përbërë nga gjene të ndryshme. Gjenet kontrollojnë tiparet. Roli i trashëgimisë te njeriu Te njeriu, trashëgimia është një proces shumë i rëndësishëm, që në vetvete nënkupton përcjelljen e materialit gjenetik nga njëra gjeneratë në tjetrën. Studimi i saj ka çuar në zhvillimin e shkencës së gjenetikës në funksion të shëndetit të njerëzve. Pyetje dhe detyra1. Çfarë janë kromozomet? 2. Si klasifikohen ato?3. Cili është roli i trashëgimisë së tipareve te njeriu?Mësuam se...Kromozomet krijohen nga përdredhja e fijes së ADN-së përpara procesit të dyfishimit të saj. Ato janë dy llojesh: kromozome autosome dhe kromozome seksuale. Kromozomet seksuale janë XX (femra) dhe XY (mashkulli). Segmente të caktuara përgjatë zinxhirit të ADN-së quhen gjene. Gjenet kontrollojnë tiparet. 53
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59