Page 56 - Demo
P. 56
Ligji i Parë i Mendelit (Ligji i mbizotërimit të tipareve) Mendeli studioi bimën e zakonshme të bizeles. Kjo bimë rritej lehtësisht dhe jepte një numër të madh pasardhësish në një kohë të shkurtër. Mendeli zbuloi se tiparet (karakteristikat) janë të trashëgueshme dhe transmetohen (kalojnë) nga njëra gjeneratë te tjetra. Ai zbuloi gjithashtu se shumë tipare ekzistojnë në njërën nga dy format e mundshme. Për shembull, farat e bizeles janë ose të rrumbullakëta, ose të rrudhosura. Kërcelli i bimës së bizeles është ose i gjatë, ose i shkurtër. Mendeli u përpoq të përcaktonte se si transmetoheshin tiparet nga prindërit te pasardhësit. Ai zgjodhi të studionte një numër të madh bimësh të bizeles. Ndoshta, gjatë punës me to kuptoi se sa më i madh të ishte numri i bimëve, aq më të mëdha do të ishin gjasat që të merrte rezultate domethënëse. Mendeli punoi kryesisht me 7 tipare në eksperimentet e tij të para me bimën e bizeles (fig. 1).Bima e bizeles riprodhohet në mënyrë seksuale, sepse i ka si organet seksuale femërore, ashtu edhe ato mashkullore. Natyrisht, gametet mashkullore pllenojnë (fertilizojnë) vezët Gregor Mendel (1822-1884)Informacioni gjenetik kalon nga prindërit te pasardhësit. Për vite me radhë, ky proces nuk dihej se si ndodhte, derisa më 1866-n, dijetari Gregor Mendel bëri të njohura rezultatet e studimit të tij, për të cilin iu deshën 8 vite punë dhe përkushtim. Për shumë kohë, deri në vitin 1900, studimit të tij nuk iu kushtua shumë rëndësi, por kur faktet dolën në dritë, ai u konsiderua si një arritje e madhe në fushën e gjenetikës. Ngjyra e lulesForma e farësNgjyrae farësNgjyrae bishtajësForma e bishtajësLartësia e shtatittë bimësPozicioni i lulesE purpurtTipar recesivTipar dominantE rrumbullakët E verdhë E gjelbër E fryrë I gjatë BoshtoreE bardhë E rrudhosur E gjelbër E verdhë E ngushtuar I shkurtër FundoreFig.1 Shtatë tiparet e trashëgueshme te bima e bizeles543.3 Ligjet e trashëgimisë, të Gregor Mendelit

