Page 57 - Demo
P. 57
e së njëjtës lule. Edhe pas shumë gjeneratash (breznish), pasardhësit kanë të njëjtat tipare me prindërit. Këto bimë, Mendeli i quajti linja të pastra. Ai kryqëzoi një bimë bizeleje të këtyre linjave të pastra me një tipar të caktuar, me një bimë tjetër me tiparin e kundërt (fig. 2). Për shembull, ai kryqëzoi bizele me farë të verdhë, me bizele me farë në ngjyrë të gjelbër. Pas këtij kryqëzimi, Mendeli vuri re se në gjeneratën e parë, që ai e quajti F1, të gjitha bimët e bizeles dilnin njësoj, ndaj këtë tipar e quajti dominant (mbizotërues) dhe e shënoi me shkronjë të madhe, p.sh.: A. Secili tipar që trashëgohet, përcaktohet nga dy gjene (alele). Njëri nga këto gjene (alele) e ka prejardhjen nga njëri prind, dhe tjetri nga prindi tjetër. Rrjedhimisht, tiparin e kundërt e shënoi me shkronjë të vogël, p.sh.: a. Ky u quajt Ligji i parë i Mendelit ose Ligji i mbizotërimit të tipareve, që në mënyrë të përmbledhur thotë: Nga kryqëzimi i dy linjave të pastra, në brezninë e parë, 100% e pasardhësve dalin me tiparin dominant (mbizotërues). Ligji i dytë i Mendelit (Ligji i zbërthimit të tipareve) Te bizelet e breznisë F1, Mendeli vërejti që tipari i kundërt i tiparit mbizotërues, që ai e quajti tipar të fshehtë ose recesiv(a), nuk shfaqej fare në F1. Mendeli mori dy bimë të F1 dhe i kryqëzoi ato me njëra-tjetrën. Rezultati ishte bimë me tiparin mbizotërues në raportin 3:1 me bimët me tiparin e fshehtë (fig. 3). Kështu ai kuptoi që tipari i fshehtë nuk ishte zhdukur, por shfaqej në brezninë pasardhëse. Këtë brezni, ai e quajti F2 dhe ky ishte Ligji i dytë ose Ligji i zbërthimit të tipareve, që në mënyrë të përmbledhur thotë: Nga kryqëzimi i dy bimëve të F1, në F2 përftohen pasardhës në raportin 3:1, ku 3 janë me tiparin dominant (mbizotërues) dhe 1 është me tiparin recesiv (i fshehtë). Ligji i kombinimit të pavarur të tipareve Mendeli mori në shqyrtim kalimin njëkohësisht të dy tipareve te bima e bizeles, për shembull: kryqëzoi bizele me farë me ngjyrë të verdhë e të lëmuar, me bizele me farë me ngjyrë të gjelbër e të rrudhosur. Në bazë të Ligjit të mbizotërimit të tipareve, në F1 dalin 100% bizele me kokërr PLinjë e pastër me farë të verdhëLinjë e pastër me farë të gjelbërF1F2Fig. 2 Pas kryqëzimit të bizeles me farë të verdhë (linjë e pastër) me bizele me farë të gjelbër (linjë e pastër), në F1 të gjitha bizelet dalin me ngjyrë të verdhë.Fig. 3 Gjatë kryqëzimit të dy bimëve të F1 me njëra-tjetrën, në F2 përftohen pasardhës në raportin 3:1, ku 3 janë me tiparin dominant (mbizotërues) dhe 1 është me tiparin recesiv (i fshehtë).Lule e purpurt Lule e purpurt Lule e purpurt Lule e purpurtLule e purpurtLule e purpurtLule e purpurt Lule e purpurt Lule e bardhëLule e bardhëLule e purpurt Lule e bardhëPjalmimi i kryqëzuarVetëpjalmimi55

