Page 58 - Demo
P. 58
me ngjyrë të verdhë dhe të lëmuar, çka do të thotë se këto dy tipare janë dominante ndaj tiparit ngjyrë e gjelbër dhe kokërr e rrudhosur. Nga kryqëzimi i dy individëve të F1 me njëri-tjetrin, Mendeli vuri re se në F2 dilnin në raportin 9:3:3:1, ku 9 ishin me të dyja tiparet dominante, nga 3 bimë ishin kombinim i ri tiparesh që nuk ekzistonin në asnjë nga format prindërore, dhe 1 ishte bimë me të dyja tiparet recesive (fig. 4). Meqenëse në F2 u shfaqën bimë të reja, këtë ligj Mendeli e quajti Ligjin e kombinimit të pavarur të tipareve, që njihet si Ligji i tretë i Mendelit.Pyetje dhe detyra1. Për çfarë u bë i njohur Gregor Mendeli? 2. Përse Mendeli zgjodhi bimën e bizeles për eksperimentet e tij? 3. Cili është ligji i parë i Mendelit? 4. Cili është raporti te pasardhësit te Ligji i dytë i Mendelit? 5. Pse Ligji i tretë u quajt Ligji i kombinimit të pavarur të tipareve?6. Çfarë janë linjat e pastra dhe si përftohen ato? 7. Cilit ligj i përket raporti 9:3:3:1?Mësuam se...Për shkak të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në studimin e trashëgimit të tipareve, Mendeli njihet si “babai” i gjenetikës. Ai eksperimentoi bimën e bizeles dhe si rezultat nxori 3 ligjet e trashëgimisë së tipareve. Ligji i parë u quajt Ligji i mbizotërimit të tipareve: Nga kryqëzimi i dy linjave të pastra, në brezninë e parë 100% e pasardhësve dalin me tiparin dominant (mbizotërues). Ligji i dytë ose Ligji i zbërthimit të tipareve: Nga kryqëzimi i dy bimëve të F1, në F2 përftohen pasardhës në raportin 3:1, ku 3 janë me tiparin dominant (mbizotërues) dhe 1 është me tiparin recesiv (i fshehtë). Ligji i tretë, që njihet si Ligji i kombinimit të pavarur të tipareve: Nga kryqëzimi i dy individëve të F1 me njëri-tjetrin (për kalimin njëkohësisht të dy tipareve), Mendeli vuri re se në F2 dilnin në raportin 9:3:3:1, ku 9 ishin me të dyja tiparet dominante, nga 3 bimë ishin kombinim i ri tiparesh që nuk ekzistonin në asnjë nga format prindërore, dhe 1 ishte bimë me të dyja tiparet recesive. Linja të pastra ishin linjat që ai krijoi si rezultat i vetëpjalmimit. Fig.4 Ligji i kombinimit të pavarur të tipareve AABB X aabbAB AB ab abAaBb AaBb AaBb AaBbAABB AABB AABb AAbb AaBB AaBb AaBb AabbAABB AaBb AaBb Aabb aaBB aaBb aaBb aabbN = 9 N = 3 N = 3 N = 3(56,25%) (18,75%) (18,75%) (6,25%)AB Ab aB ab9 : 3 : 3 : 1Format prindëroreGametetGametetGjenerata e parëGjenerata e dytëNumri total = 16Fenotipi56

