Page 59 - Demo
P. 59


                                    Gjenotipi dhe fenotipi Kur studiuam ligjet e Mendelit, u njohëm me termin “linjë e pastër”. Nga pikëpamja gjenetike, koncepti linjë e pastër përcaktohet nga dy alele të njëjta, p.sh.: AA është linjë e pastër për tiparin dominant, dhe aa është linjë e pastër për tiparin recesiv. Këto dy forma që tregojnë ndërtimin e zigotës quhen ndryshe gjenotip. Gjenotipi AA quhet homozigotë dominante dhe gjenotipi aa quhet homozigotë recesive (fig. 1). Po ashtu, gjenotipi Aa quhet heterozigotë. Secila nga këto gjenotipe përcakton tipare që quhen fenotip. Mungesa e dominancës Jo të gjitha tiparet gjenetike janë domosdoshmërisht dominante ose recesive. Janë të njohur disa shembuj të gjeneve që nuk tregojnë dominim. Kur nga gjenet nuk shfaqet asnjë dominim për një tipar, themi se ka mungesë dominimi. Një tipar gjenetik te njeriu, që është shembull i mungesës së dominancës, ndikon në formën e qelizave të kuqe të gjakut. Te shumica e njerëzve, qelizat e kuqe të gjakut kanë formë të rrumbullakët. Te disa njerëz, një pjesë e qelizave të kuqe të gjakut kanë formën e draprit (fig. 2). Disa të tjerë i kanë të gjitha qelizat e kuqe në formë drapri, çka bën që të mos plotësojnë dot nevojat me oksigjen. Kjo sëmundje quhet anemia mesdhetare. Gjenotip homozigotëBB bb Bb bBB B b b B b b BGjenotip heterozigotëFig. 1 Format homozigotë dhe heterozigotëFig. 2 Qeliza normale të gjakut dhe qeliza në formë drapri, në rastin e sëmundjes së anemisë mesdhetareQeliza të kuqe normale Qeliza të kuqe në formë drapri573.4 Mutacionet 
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63