Page 61 - Demo
P. 61


                                    Vajzë apo djalë? Nëse jeni mashkull apo femër, kjo është diçka që varet nga gjenetika. Vetëm se gjinia trashëgohet ndryshe nga tiparet e tjera që kemi përshkruar deri tani (fig. 1). Ajo përcaktohet nga një çift i veçantë kromozomesh. Kujtojmë se qelizat e trupit të njeriut kanë 46 kromozome (23 çifte). Te 22 çiftet e para, kromozomet janë homologë me njëritjetrin, ndërkohë që te çifti i 23-të nuk janë të tillë. Ky çift është çifti i kromozomeve seksuale. Te një femër, secili nga kromozomet e çiftit është një kromozom X. Te një mashkull, dy kromozomet e çiftit të fundit ndryshojnë shumë në madhësi. Kromozomi më i madh është X dhe më i vogli është Y. Kromozomet seksuale përcaktojnë gjininë e fëmijës, pra, nëse është mashkull apo femër. Nëse fëmija ka marrë dy kromozome X nga prindërit (një X nga nëna dhe një X nga babai), atëherë është femër. Nëse ka marrë një X dhe një Y nga prindërit (X nga nëna dhe Y nga babai), fëmija është mashkull. Për të përcaktuar gjininë e fëmijëve mund të përdoret një tabelë (fig. 2). Në pjesën e sipërme të tabelës vendosen kromozomet seksuale të nënës, ndërsa në pjesën e poshtme vendosen kromozomet seksuale të babait. Secili kuadrat në tabelë jep një kombinim të mundshëm pasardhësi. XSpermatozoidetVezëtVajzaDjemFig. 2 Përcaktimi i gjinisëFig. 1 Përcaktimi i gjinisë te njeriuVeza SpermatozoidiVajzë Djalë Vajzë Djalë Femër Mashkull593.5 Përcaktimi i gjinisë 
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65