Page 62 - Demo
P. 62


                                    Gjithashtu, nga tabela duket qartë se gjysma e fëmijëve priten të jenë femra dhe gjysma tjetër meshkuj, pra probabiliteti për të pasur një djalë apo një vajzë është i njëjtë, 50%. Por ne e dimë që një familje nuk ka saktësisht gjysmën e fëmijëve vajza dhe gjysmën tjetër djem. Çdo familje në vetvete është një provë shumë e vogël. Gjenet në kromozomet X Si në të gjitha kromozomet e tjera, edhe në kromozomet seksuale ka gjene. Gjenet që ndodhen në kromozomet X janë çift, sepse edhe kromozomet X janë çift, dhe në kromozomin Y ka vetëm një gjen. Nëse marrim parasysh gjenet që gjenden vetëm në kromozomet X, si do të shfaqen këto gjene te fëmijët? Marrim një shembull. Përdorim një tipar duke parë ngjyrat. Disa njerëz nuk mund të dallojnë nuancat ndërmjet të kuqes dhe të gjelbrës. Kjo lloj anomalie quhet verbëri ndaj ngjyraveose daltonizëm. Figura 3 tregon ngjyrat që sheh një person me vizion normal të ngjyrave, dhe si i sheh këto ngjyra një person daltonik. Këto gjene për vizionin e ngjyrave janë të vendosura në kromozomin X. Ashtu si edhe në tipare të tjera të lidhura me seksin, një mashkull ka më shumë gjasa ta ketë defektin. Femrat janë shpesh bartëse. Pyetje dhe detyra1. Nëse një çift ka 4 fëmijë, si është raporti i gjinisë së tyre? Pse?2. Çfarë është verbëria ndaj ngjyrave dhe si trashëgohet ajo? Mësuam se...Kromozomet seksuale përcaktojnë gjininë te njeriu. XX është individi femër dhe XY është individi mashkull. Kombinimi i tyre është i rastësishëm, prandaj mundësia që të jetë vajzë apo djalë është e njëjtë në raportin 1:1. Si në të gjitha kromozomet e tjera, edhe në kromozomet seksuale ka gjene të cilat trashëgojnë tipare. Për shembull, verbëria ndaj ngjyrave trashëgohet nëpërmjet kromozomit X, prandaj, ashtu si edhe në tipare të tjera të lidhura me seksin, një mashkull ka më shumë gjasa ta ketë defektin, ndërsa femrat janë shpesh bartëse. Syri daltonikSyri normalE gjelbër E verdhë E kuqeE gjelbër E verdhë E kuqeFig. 3 Perceptimi i ngjyrave nga një sy normal dhe nga një sy që është daltonik. 60
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66