Page 63 - Demo
P. 63
1. Shkenca që merret me studimin e trashëgimisë quhet:a) Fiziologji; b) Zoologji; c) Gjenetikë; ç) Biologji zhvillimi. 2. Një segment i ADN-së ka këtë vijueshmëri nukleotidesh: G C G A T T G A C T C G. Shkruani vargun përplotësues të ADN-së. 3. Gjeni është: a) pjesë e ADN-së që kodon një aminoacid; b) pjesë e ADN-së përgjegjëse për transmetimin e një tipari; c) njësia bazë e proteinave;d) asnjëra. 4. Plotësoni me fjalët e mëposhtme tekstin e dhënë. ndryshim, kromozom, ndotja kimike, mutacion.Ndonjëherë, kur një _______________________________ është duke u kopjuar, mund të ndodhë një gabim. Bashkimi në mënyrë të gabuar rezulton në një ndryshim të gjenit, i cili quhet _______________________________. Mutacioni është një _______________________________ që ndodh në kodin e ADN-së së një kromozomi. Një kod i gabuar i ADN-së, i jep qelizës mesazhe të gabuara. Mutacionet mund të shkaktohen edhe nga shkaqe të jashtme, siç mund të jenë _______________________________, rrezatimi etj. 5. Cili nga individët e mëposhtëm është homozigotë recesiv? a) AA b) Aa c) aa 6. Një individ daltonik ka gjenotipin:a) XDY b) XdY c) XDXD d) X YD7. Cili nga çiftet e kromozomeve të mëposhtme përcakton gjininë femërore? a) XX b) XY 8. Nga kryqëzimi i bizeleve me lule të kuqe hibride midis tyre, lindën bimë pasardhëse në raportin: 174 bimë bizele me lule të kuqe dhe 58 bimë bizele me lule të bardha. Përcaktoni me cilin ligj përputhen këto të dhëna. 9. Kromozomet homologe: a) kanë formë të njëjtë, por dimensione të ndryshme; b) kanë të njëjtat gjene, por të renditura ndryshe; c) kanë formë dhe dimensione të njëjta, por gjene të ndryshme;d) kanë gjene të njëjta dhe të vendosura në të njëjtën renditje.10. Janë kryqëzuar minj në ngjyrë gri me minj në ngjyrë të bardhë, linja të pastra. Ngjyra gri mbizotëron mbi ngjyrën e bardhë. a) Përcaktoni gjenotipin e prindërve. b) Përcaktoni gjenotipin e pasardhësve. c) Përcaktoni me cilin ligj përputhen këto të dhëna. 613.6 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse

