Page 64 - Demo
P. 64
Spermatogjeneza dhe ovogjeneza Procesi i formimit të qelizave seksuale (gameteve) quhet gametogjenezë. Ky proces ndodh përkatësisht te meshkujt, në organet kryesore seksuale që janë testikujt, dhe te femrat, në organet kryesore seksuale që janë vezoret. Procesi i formimit të spermatozoideve quhet spermatogjenezë, ndërsa ai i formimit të vezëve quhet ovogjenezë. Qelizat burimore që ndodhen në gypat seminiferë, me 2n kromozome ndahen me mitozë dhe japin spermatogone(2n kromozome) (fig. 1). Spermatogonet ndahen me mitozë dhe japin spermatocite të rendit I (2n kromozome). Spermatocitet e rendit I pësojnë ndarjen e parë mejotike dhe formojnë spermatocitet e rendit të II (n kromozome). Spermatocitet e rendit II pësojnë ndarjen e dytë mejotike dhe formojnë spermatidet (n kromozome). Spermatidet janë të palëvizshme dhe pa bisht, më vonë diferencohen në spermatozoide (n kromozome). Qelizat burimore me 2n kromozome ndahen me mitozë dhe japin ovogonet (fig. 2). Ovogonet (2n kromozome) rritin përmasat, diferencohen dhe shndërrohen në ovocite të rendit I (2n kromozome). Ovocitet e rendit I pësojnë ndarjen e parë mejotike dhe formojnë ovocitet e rendit II (n kromozome). Ovociti është trupi i parë polar, i cili shkatërrohet. Procesi bllokohet dhe fillon në pubertet ose gjatë jetës riprodhuese. Ovocitet e rendit II fillojnë ndarjen e dytë mejotike, e cila bllokohet dhe rifillon vetëm kur spermatozoidi futet në vezë për të kryer pllenimin. Në fund të ndarjes formohet ovula (n kromozome) dhe trupi i dytë polar shkatërrohet. Ndërsa te spermatogjeneza formohen 4 qeliza (spermatozoide) të afta të jetojnë dhe janë pjellore, te femrat formohen 3 trupa polarë, të cilët shkatërrohen, dhe 1 qelizë vezë. Fig. 1 Procesi i formimit të spermatozoideveFig. 2 Procesi i formimit të vezësSpermatogoneSpermatocite të rendit ISpermatocite të rendit IISpermatideSpermatozoide OvogonetOvociti i rendit IIOvocitet e rendit ITrupi i parë polarOvula e maturuar Trupat polarëTema62Zhvillimi individual i njeriut 4.1 Nga zigota deri në lindje 4

