Page 65 - Demo
P. 65
Spermatogjeneza Ovogjeneza· Fillon në pubertet. · Vazhdon pothuajse gjatë gjithë jetës.· Ndodh në testikuj.· Në shtresën e jashtme të kanaleve seminifere të testikujve ka qeliza që ndahen vazhdimisht, të cilat quhen qeliza burimore. · Formohen 4 qeliza (spermatozoide).· Fillon gjatë zhvillimit embrional. · Zhvillohet me etapa. · Ndodh në vezore. · Qelizat burimore ndahen për të formuar gametet femërore. · Përfundon në menopauzë.· Formohen 3 trupa polarë, të cilët shkatërrohen, dhe 1 qelizë vezë.Spermatozoidet dhe vezët Gametet mashkullore janë spermatozoide (fig. 3), ndërsa gametet femërore janë vezë (fig. 4). Nëse do t’i krahasojmë vezët me spermatozoidet, mund të themi se ndryshimi i parë i dukshëm mes tyre është madhësia. Veza është e madhe në përmasa dhe e kalon disa dhjetëra herë madhësinë e një spermatozoidi.Një ndryshim tjetër mes tyre është lëvizshmëria. Spermatozoidet janë qeliza të pajisura me një kamxhik, që i ndihmon të lëvizin. Trupi i një spermatozoidi është i përbërë nga:- koka, në të cilën ndodhet bërthama me materialin gjenetik brenda saj; - qafa, e cila përbëhet nga shumë mitokondri, prej nga sigurohet edhe energjia e nevojshme për lëvizje; - bishti ose kamxhiku. Veza është një qelizë e madhe dhe e palëvizshme, që mban brenda saj materialin gjenetik. Pavarësisht se është e palëvizshme, kur arrin pjekurinë dhe është gati për fertilizim, ajo zhvendoset nga tkurrjet ritmike të gypave të Falopit dhe zhvendoset në 1/3-ën e sipërme të këtyre gypave, ku ndodh dhe procesi i fertilizimit të saj (pllenimi).Fig. 3 SpermatozoidiFig. 4 VezaPyetje dhe detyra1. Ku ndodh gametogjeneza? Po ovogjeneza? 2. Krahasoni spermatogjenezën me ovogjenezën. 3. Ku ndryshojnë spermatozoidet nga vezët? Mësuam se...Procesi i formimit të qelizave seksuale (gametëve) quhet gametogjenezë. Ky proces ndodh përkatësisht te meshkujt, në organet kryesore seksuale, që janë testikujt, dhe te femrat, në organet kryesore seksuale, që janë vezoret. Procesi i formimit të spermatozoideve quhet spermatogjenezë, kurse ai i formimit të vezëve quhet ovogjenezë. Ndërsa te spermatogjeneza formohen 4 qeliza (spermatozoide) të afta të jetojnë dhe janë pjellore, te femrat formohen 3 trupa polarë, të cilët shkatërrohen, dhe 1 qelizë vezë. Vezët dhe spermatozoidet kanë disa ndryshime ndërmjet tyre, si: madhësia, lëvizshmëria etj. Koka BërthamaMitokondriaKoka Qafa Bishti63

