Page 66 - Demo
P. 66


                                    PllenimiSi ndodh ky proces? Ku ndodh? Në sipërfaqen e saj, veza ka një masë xhelatinore, në të cilën fiksohen spermatozoidet që futen përmes vaginës në mitër për të arritur te veza, e cila qëndron në pjesën e sipërme të gypave të Fallopit. Veza rrethohet nga miliona spermatozoide, por veç njëri mund të futë vetëm pjesën e kokës brenda saj, ndërsa qafa dhe bishti mbeten jashtë (fig. 1). Pasi futet spermatozoidi i parë në vezë, në momentin e shkrirjes së dy gameteve, veza bëhet e papërshkueshme nga spermatozoidet e tjera. Ky proces quhet pllenim. Veza e pllenuar tashmë quhet zigotë. Etapat e zhvillimit embrional te njeriu Zhvillimi i embrionit fillon me ndarjen e zigotës. Ndarja nënkupton ndarjen e një qelize mëmë në dy qeliza bija. Ndarja e parë ndodh 36 orë pas pllenimit. Këto qeliza nuk marrin ushqim nga mjedisi rrethues, por shfrytëzojnë lëndën rezervë që kanë brenda tyre. Numri i këtyre qelizave shtohet çdo ditë. Tri ditë pas pllenimit formohet një lëmsh i vogël që i ngjan kokrrës së manaferrës dhe në këtë fazë embrioni quhet morulë. SpermatozoidiQeliza vezëFig. 1 Pllenimi i vezësFig. 2 Etapat e zhvillimit embrional te njeriuDITA 1 DITA 1DITA 2DITA 6 DITA 5 DITA 2SpermatozoidiVeza Pllenimi ZigotaNdarja e parëBlastocisti Morula 4 qeliza644.2 Pllenimi dhe shtatzënësia 
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70