Page 67 - Demo
P. 67


                                    Embrioni vazhdon të zhvendoset në drejtim të mitrës dhe në këtë stad është afër daljes së gypit të Falopit në mitër. Ditën e katërt ose të pestë të jetës, brenda embrionit shfaqet një zgavër e vogël, e mbushur me lëng (blastocist). Në polin e sipërm të rruzullit grumbullohen shumë qeliza, kurse pjesa tjetër rrethohet nga një shtresë e vetme qelizash epiteliale, që quhet trofoblast. Tashmë embrioni ka zbritur në mitër, duke vazhduar ndarjen dhe rritjen (fig. 2).Pas folenizimit në mukozën e mureve të mitrës, embrioni ka nevojë të mbrohet dhe të ushqehet (fig. 3). Për të plotësuar këto nevoja, formohen dy struktura të reja, që quhen amniosi dhe placenta. Amniosi është një trastëz e mbushur me lëng (lëngu amniotik), brenda së cilës ndodhet embrioni. Ky “jastëk” lëngu siguron mbrojtjen e embrionit nga tronditjet që vijnë nga nëna, si dhe nga ndryshimi i temperaturave të mjedisit rrethues. Placenta shërben për ushqimin e embrionit. Ky organ mundëson shkëmbimin e lëndëve ushqyese e gazeve midis gjakut të nënës dhe atij të embrionit, pa lejuar përzierjen e tyre. Placenta lidhet me embrionin përmes kordonit umbelikal, brenda të cilit kalojnë enë gjaku. Lëndët ushqimore dhe oksigjeni sigurohen nga nëna. Pasi kalojnë placentën me anë të enëve të gjakut të kordonit umbelikal, ato arrijnë tek embrioni. Lëndët e panevojshme dhe dioksidi i karbonit ndjekin rrugën e kundërt dhe veçohen nga nëna.Fig. 3 Zhvillimi i fetusit në mitrën e nënësBlastocistiFetus 5-javëshFetus 10-javëshFetus 20-javësh Fetus 40-javëshVezë e pllenuarFaza me 2 qelizaFaza me 4 qeliza Faza me 8 qelizaFaza me 16 qeliza65
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71