Page 68 - Demo
P. 68
Pyetje dhe detyra1. Çfarë është pllenimi? Ku ndodh ky proces? 2. Ku ndryshon veza nga zigota? 3. Cilat janë fazat e zhvillimit embrional? 4. Si realizohet procesi i lindjes? Mësuam se...Momenti i shkrirjes së dy gameteve quhet pllenim. Pas pllenimit, veza e pllenuar quhet zigotëdhe fillon ndarjet e njëpasnjëshme me mitozë për të kaluar në fazat: morulë, gastrulë, blastocist. Pas 3 muajve të parë të jetës, embrioni, që tashmë është pozicionuar në muret e brendshme të mitrës së nënës, quhet fetus. Fetusi rritet në përmasa dhe lindja vjen pas 266-280 ditësh që nga dita e parë e ndërprerjes së menstruacioneve. Qafa e mitrës zmadhohet gradualisht, derisa kompletohet procesi i lindjes. Etapat e zhvillimit pasembrional te njeriu Në fund të muajit të dytë të zhvillimit, fetusi arrin një gjatësi prej 3-4 cm dhe peshë 8-10 g. Gjatë muajve pasardhës, zhvillimi është i shpejtë. Kështu, në muajin e 5-të, fetusi arrin një gjatësi prej 25 cm dhe peshë rreth 1500 g. Tashmë nëna i ndien të gjitha lëvizjet e tij. Në 3 muajt e fundit, zhvillimi i fetusit është intensiv. Gjatësia arrin në 30-50 cm dhe pesha 3000-3500 g. Në muajin e 7-të, fetusi është i kompletuar dhe ka një masë rreth 1500 g. Në fund të muajit të 9-të, zhvillimi i fetusit është plotësuar. Lindja vjen pas 266-280 ditësh që nga dita e parë e ndërprerjes së menstruacioneve. Qafa e mitrës zmadhohet gradualisht. Një hormon që prodhohet nga hipofizavepron mbi muret e mitrës dhe nxit tkurrjen e tyre. Këto tkurrje vijnë duke u fuqizuar dhe, për pasojë, fetusi kalon qafën e mitrës, që andej në vaginë, e më pas del jashtë trupit të nënës. E qara e parë e foshnjës së sapolindur është edhe frymëmarrja e parë në një mjedis të ri, jashtë trupit të nënës. Veza e pllenuar Dita 1 Dita 2Dita 3 Dita 4 Blastocist Muaji 1Muaji 2 Muaji 3 Muaji 4 Muaji 5Muaji 6 Muaji 7 Muaji 8 Muaji 91 ditë e gjysmë66

