Page 88 - Demo
P. 88
Kufizimi i partnerëve seksualë: Kufizimi i numrit të partnerëve seksualë mund të ulë rrezikun e ekspozimit ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.Vaksinimi: Janë të disponueshme vaksinat për t'u mbrojtur nga disa sëmundje që transmetohen në rrugë seksuale, të tilla si HPV dhe Hepatiti B.Komunikimi me partnerin/en: Një bisedë e hapur dhe e sinqertë për shëndetin seksual dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme me partnerin/en, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të transmetimit të tyre.Testimi: Testimi i rregullt për STD-të rekomandohet për individë seksualisht aktivë, veçanërisht nëse ata kanë partnerë të shumtë ose përfshihen në sjellje seksuale me rrezik të lartë. Shmangia e ndarjes së sendeve personale: Ndarja e sendeve personale me të tjerët, si: peshqirët, brisqet, furça e dhëmbëve etj., mund të rritë rrezikun e transmetimit të STD-ve. Praktikimi i seksit të sigurt dhe testimi në mënyrë periodike, ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit seksual të të dy partnerëve. Pyetje dhe detyra1. Cilat janë disa SST? 2. Si mund të parandalohen SST-të?Mësuam se...Parandalimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është thelbësor për ruajtjen e shëndetit seksual. SST-të mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore, nëse nuk trajtohen. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) janë infeksione që mund të transmetohen përmes kontaktit seksual, duke përfshirë seksin vaginal, anal dhe atë oral. 86

