Page 27 - Demo
P. 27


                                    25d) qelizën e kuqe të gjakut. _________________1 Te disa kafshë, aleli (B) që përcakton ngjyrën e zezë të gëzofit, është dominant  kundrejt alelit (b) që përcakton ngjyrën e bardhë të gëzofit. Përcaktoni raportet  e pritshme gjenotipike dhe fenotipike nga kryqëzimi i: a) formës homozigotë për ngjyrën e zezë dhe formës homozigotë për ngjyrën e bardhë; _______________________________________________________b) dy heterozigotave me njëra-tjetrën; _________________________________Përcaktoni cilit Ligj të Trashëgimisë së Tipareve i përket secili rast. ____________________________________________________________________________________________________________________________2 Supozojmë që në hapësirë ekzistojnë krijesa që trashëgojnë tipare bazuar në ligjet e Mendelit dhe ngjyra e purpurt e syve (P) është tipar dominant kundrejt ngjyrës së verdhë të syve (p). Dy krijesa sypurpurt kryqëzohen dhe japin 6 pasardhës. Prej tyre, 4 kanë sy të purpurt dhe 2 kanë sy të verdhë. Përcaktoni: a) Cilët janë gjenotipet e prindërve? __________________________________b) Cilët janë fenotipet e prindërve? __________________________________c) Cilët janë gjenotipet e pasardhësve? _______________________________3 Te mizat e frutave, krahët e gjatë (L) janë tipar dominant ndaj krahëve të shkurtër (l). Nga kryqëzimi i dy mizave krahëgjata në F1, kemi 49 miza krahëshkurtra dhe 148 miza krahëgjata. a) Cilat janë probabilitetet e gjenotipeve të prindërve? ________________________________________________________________b) Cilit Ligj të Trashëgimisë së Tipareve i përket ky raport? ________________________________________________________________4 Duke ditur që fara e lëmuar (A) te bizelja dhe ngjyra e verdhë e saj (B) është tipar dominant kundrejt farës së rrudhosur (a) dhe ngjyrës së gjelbër (b), përcaktoni: a) Raportet gjenotipe dhe fenotipike në F1, kur kryqëzohet bizele me farë të verdhë të lëmuar (linjë e pastër), me bizele me farë të gjelbër të rrudhosur (linjë e pastër). ______________________________________________________b) Raportet gjenotipike dhe fenotipike në F2, kur kryqëzohen dy bizele të F1 me njëra-tjetrën. ___________________________________________________Cilit Ligj të Trashëgimisë së Tipareve i përkasin këto raporte?LIGJET E TRASHËGIMISË TË GREGOR MENDELIT3.3
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31