Page 23 - Demo
P. 23


                                    Teksti letrar 21Vlerësojmë dhe vetëvlerësojmë njohuritë për tekstin rrëfimtar letrarLexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.E bija e Perandorit të Bizantit1. Plazhi i Shirokës, ndërsa të kënaq me freskinë e liqenit dhe hijen e pemëve, të bezdis deri në mërzi me gurët e zajet e shumtë në formë rrumbullake ose petashuqe, që mbulojnë gjithë bregun e tij. Këtyre zajeve, vendasit u thonë ndryshe “paret e Elenës, bijës së Perandorit të Bizantit”.2. Përpara se të vinte pajtoni (karroca), erdhi lajmi se një princeshë e ardhur nga vendet e Lindjes po i afrohej kësaj treve. Për t’i shpëtuar vapës së madhe, ata dilnin jashtë qytetit, sidomos anës liqenit. Peshkatarët, si njerëz praktikë, merrnin me vete mjete të ndryshme për të gatuar peshkun e sapozënë aty buzë lumit, anës livadheve, a nën hijen e pemëve, traditë që vazhdon edhe sot si në kohët e moçme. 3. Edhe atë ditë që erdhi princesha, brigjet e Bunës dhe anët e liqenit të Shkodrës gumëzhinin nga njerëzit e shumtë. Princesha urdhëroi karrocierin që të mbante kuajt e të argëtohej pak. Sa doli nga pajtoni, gjerdanët, byzylykët, unazat dhe karficat shndritën sikur kishte dalë një tjetër diell mbi tokë.O Zot, a mund të kishte vërtet mbi tokë një bukuri të tillë verbuese? Shkodranët nuk i kishin përfytyruar ndryshe zanat e shtojzovallet, veç ashtu të veshura me rroba të bardha e me dritë. Kjo ishte princesha Diell.4. Duke kaluar pranë një grupi peshkatarësh, princeshës Helenë, bijë e Perandorit të Bizantit, ata i rrëfyen se atë natë ishte festa e Shën Krapit, të cilin banorët e asaj ane e adhuronin njësoj si Shën Françeskun, shenjtorin mbrojtës të qytetit. Peshkatarët i rrëfyen një nga çudibërjet e Shën Krapit, që i hapte oreksin kujtdo.5. E mahnitur nga bukuritë e vendit, princeshë Helena kërkoi të ndërtojë aty një pallat veror. Vendësit pranuan dhe e shihnin tashmë princeshën si një hyjni. Mirëpo princesha pas disa kohësh filloi nga tekat e saj. Në fillim u mori vendësve disa toka, më pas shtoi taksat, ndaloi serenatat buzë liqenit, por dekreti i saj për të ndaluar rrëfimin e historive gazmore… ishte ajo që tërboi më shumë banorët. Ata nuk mund të jetonin kurrsesi pa humor. Për ta humori ishte lëngu i jetës.6. E ndanë mendjen të vinin në Shën Rok, kështu quhej Shiroka atëherë, e t’i luteshin të anulonte dekretin. Princesha e priti turmën me njerëz duke buzëqeshur, me shpresë se do të zbuste zemërimin e tyre, por më kot. Njerëzit nuk përmbaheshin. Princesha e dinte nga përvoja se paraja është mjeti më i mirë për të çoroditur turmën, ndaj futi dorën në prehër dhe flakëriti një grusht me florinj. Florinjtë vezulluan në erë, por habia më e madhe qe se, sapo ata prekën tokë, ktheheshin në zaje (gurë).Ndërkohë, princesha rendte për të ikur drejt Krajës… duke lënë pas mijëra zaje.Marrë me shkurtime nga “Nëna e diellit”, N. Prifti
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27