Page 39 - Demo
P. 39
Teksti letrar 37Vlerësojmë dhe vetëvlerësojmë njohuritë për tekstin poetikLexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Trishtimi i hënës1. Sonte hëna kaq përtace po rri duke ëndërruar;Si një grua e bukur që me dorën e saj të lehtë,Mes shumë jastëkëve përkëdhel e shpërqendruar,Përpara se të flerë, profilin e gjinjve të vet.2. Lart mbi shpinat e atllasta të ortekëve të butë,Pas dergjjeve të përzgjatura dorëzohet e zalisur,Sytë bredhin ndër vegime të bardha, që aq urtë,Fillojnë e i ngjiten kaltërsisë si yje të stisur.3. Kur mbi këtë glob, në ngashërimin e saj të trishtë,Një lot tinëzar, ajo ngandonjëherë lë të bjerë, Një poet i mëshirshëm, që gjumin shpirtit ia ka nxjerrë,Atë cirkë të bardhë në zgavrën e dorës e vë lirisht,Me tërë reflekset e arta të një cope guri të çmuar,E diku në zemër, larg rrezeve të diellit e mban…Sharl Bodler Fjaloratllas - pëlhurë e mëndafshtë, e lëmuar dhe me shkëlqim nga njëra anë.vegim - diçka që përfytyrohet me anë të shqisave.stis - thur, trilloj.tinzar - i fshehtë, pa e parë e dëgjuar kush.zalisur - një lloj gjendjeje si të fikëti.1 Kjo poezi mund të cilësohet si lirikë: (1 pikë)a) peizazhi; b) dashurie;c) shoqërore; ç) atdhetare.2 Në strofën e parë, atmosfera ëndërruese realizohet përmes: (1 pikë)a) natës që po bie; b) gjendjes së poetit;c) hënës që vezullon; ç) gruas që fle.3 Në strofën e dytë, hëna pasqyrohet në qiell si: (1 pikë)a) fytyrë e bukur vajze; b) yje të thurura; c) pasqyrë e trishtë; ç) lot tinëzar.4 Figura letrare bazë, mbi të cilat ndërtohet strofa 1 dhe 2, është: (1 pikë)a) metafora; b) paralelizmi figurativ; c) pyetja retorike; ç) hiperbola.5 Në strofën e tretë, hëna fshihet: (1 pikë)a) thellë në oqean; b) prapa maleve të thepisura;c) në dorën e poetit; ç) në jastëkun e një gruaje.

