Page 48 - Demo
P. 48


                                    46 Teksti joletrarKëshilla për të shmangur shqetësimin e panevojshëm gjatë pasigurisë globale1 Plotësoni kllasterin me veçoritë e tekstit udhëzues.Teksti udhëzues2 Qarkoni fjalitë që i përshtaten një teksti udhëzues.a) Ai është një nga studiuesit më të mëdhenj të historisë së gjuhës shqipe.b) Cilat janë projektet e tua të ardhshme?c) Te porta lindore hyhet nëpërmjet shkallës prej guri.ç) Zgjidh gjithnjë libra që përshtaten me moshën dhe aftësitë e tua.d) Përcaktoni kohën kur do të kryhet veprimtaria.dh) Dukej si e ngurtësuar nga ndonjë magji.3 Qarkoni: e vërtetë (V) ose e gabuar (G). Ky tekst udhëzues na jep udhëzime se si të kalojmë kohën. V GMë e rëndësishme është që të qëndrojmë mendërisht aktivë. V GDuhet të jemi mirënjohës për çastet e gëzimit që kalojmë. V GDuhet të mbështetemi në burimet e sigurta të lajmeve. V GDuhet të ndjekim lajme rreth 30 minuta në ditë. V G4 Hartoni rregulloren e klasës, duke pasur parasysh rregullat e mëposhtme.1- Përcaktimi i rregullave.2- Hartimi i një liste që përmban disa pika të rëndësishme që nevojiten për të hartuar  rregulloren e klasës.Për t’ju ardhur në ndihmë po ju japim disa rregulla sugjeruese, të cilat mund t’i plotësoni.a) Trajtoji të tjerët siç do të dëshiroje të tjerët të të trajtonin ty.b) Trego kujdes në përdorimin e mjeteve shkollore të shokëve/shoqet pa leje.c) Nëse dikush gabon në përgjigje, nuk duhet të qeshim e ta tallim.ç) Përgatitja me seriozitet dhe në mënyrë sistematike e detyrave.d) Mbajtja e përgjegjësive dhe dorëzimi në kohë i detyrave.dh) Vlerësimi me pozitivitet i përgjigjeve të shokëve.e) Mbajtja e qetësisë kur shokët/shoqet janë duke punuar.
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52