Page 53 - Demo
P. 53


                                    Teksti joletrar 51Vlerësojmë dhe vetëvlerësojmë njohuritë për tekstin joletrarLexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Këto janë 7 arsyet pse duhet të lexosh. Shikoji me vëmendje, e më pas merr në raft librin tënd të preferuar, ndërkohë përgatiti vetes një çaj të nxehtë dhe fillo lexo! Ngjarjet që ndodhin do të të rrëmbejnë në një botë magjike, ku nuk ka limite! Ka shumë arsye pse duhet të lexosh një libër. Përvoja e leximit të një historie është shumë më ndryshe se sa ajo e shikimit të një filmi.1. Të gjithëve na pëlqen të shikojmë televizorin dhe filmat, por njëra nga arsyet më të mira të leximit të librit, është se ju përdorni imagjinatën tuaj për të përshkruar karakteret dhe gjërat që i rrethojnë.2. Nëse je duke kaluar në situatë të vështirë, ke një ditë të keqe apo ndihesh i mërzitur, të humbësh mendjen në një libër është një mënyrë e mirë. Kjo ndodh për shkak se përqendrohesh në krijimin e rrethanave dhe karaktereve në libër dhe për një moment harron telashet që të shqetësojnë. 3. E di që interneti e bën të lehtë të gjejmë informatat që dëshirojmë, por më duhet të them se gjërat që i mësojmë duke lexuar një libër kanë mbetur me mua (në kujtesë) për vite të tëra, jo sikur ato që kam mësuar nga interneti.4. Ata që lexojnë rregullisht, zakonisht kanë fjalor më të pasur sesa ata që lexojnë rrallë. Kështu që po qe se në të ardhmen ëndërron të bëhesh shkrimtar apo folës publik (të dalësh shpesh para publikut), thesari i fjalorit tuaj është shumë i rëndësishëm të jetë i pasur. E për ta pasuruar fjalorin, duhet të lexosh, se vetëm kështu arrin të mësosh fjalë dhe shprehje të reja. 5. Ka përjashtime, por shumica e librave janë gjithnjë më të mira sesa filmi që bëhet bazuar në to. Kjo për shkak se filmi ka 2 ose më së shumti 3 orë për të treguar tërë ngjarjen. Ndërsa libri është shumë më i gjatë dhe ka mundësi të përshkruajë shumë më shumë detaje të zhvillimit të situatave dhe karaktereve. Këtë e kam provuar kur kam lexuar librin “Kodi i Da Vinçit”. Kur kam parë filmin, kam vërejtur se shumë detaje që gjenden në libër mungojnë në film.6. Ti mund të lexosh gati në çdo vend pa penguar dikë tjetër rreth teje. Mund të lexosh kudo. Leximi është mënyrë e mirë e kalimit të kohës, pa e penguar dikë tjetër.7. Nëse ju shohin që po lexoni, kjo do t’i inkurajojë ata që të bëjnë të njëjtën gjë. Leximi ka aftësi për të hapur shumë rrugë. Duke lexuar, ju tregoni se leximi është kënaqësi e kështu mund t’i bësh fëmijët të fikin televizorin dhe të lexojnë pak më shumë. Marrë me shkurtime nga: https://www.portalishkollor.al/kuriozitet/ja-cilat-jane-7-arsyet-pse-duhet-te-lexosh-libra1 Teksti i mësipërm është: (1 pikë)a) përshkrues; b) argumentues;c) udhëzues; ç) shpjegues-informues.
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57