Page 62 - Demo
P. 62


                                    60 Njohuri për gjuhënDrejtshkrimi i nyjës së përparme të emrave (i, e, të, së)1 Lidhni shembullin me rregullën përkatëse.banorët e një qyteze të vogël • Kur një emër femëror në gjinore, dhanore, rrjedhore përcaktohet nga një a disa mbiemra a emra, fjala e dytë përcaktuese e të tjerat pas saj marrin të.fryti i punës së nxënëseve tona • Emri përcaktohet nga dy a më shumë emra të bashkërenditur të rasës gjinore, të gjithë këta përdoren zakonisht me nyjë të përparme.rrjedhës së poshtme të Drinit dhe të Bunës • Emri i rasës gjinore vjen pas një emri në gjinore, dhanore, trajta e pashquar shkruhet me nyjën të. veshjet e zonës së Dukagjinit, të Mokrës, të Martaneshit• Emri i rasës gjinore që vjen pas një emri të gjinisë femërore në gjinore a dhanore shkruhet me nyjën së.përpara shtëpisë së heroit tonë • Kur emri përcaktohet nga dy a më shumë emra të bashkërenditur të rasës gjinore, të gjithë këta përdoren zakonisht me nyjë të përparme.takimi i shkrimtarëve dhe i artistëve2 Qarkoni njërën nga nyjat të/së në shembujt e mëposhtëm:pjesëmarrësit e një konference të/së studiuesve nga trojet shqipfolëse;zotimet e nxënësve, të/së mësimdhënësve, të/së stafit të shkollës;tiparet e një të/së folmeje të zonës së Dibrës;në interes të/së popullit e të/së atdheut;punimeve të bukura e të larmishme të/së veshjeve, të/së instrumenteve popullore.3 Gjeni gabimet në përdorimin e nyjës së përparme në fjalitë e mëposhtme. Rishkruajini saktë fjalitë.Banorët e fshatrave e krahinave së zonave malore kishin zbritur në qendrën e qytetit me prodhimet e begata të stinës të vjeshtës. Shkonin të bindur drejt një së ardhmeje më të mirë. Ky ishte vendimi i Gjeloshit të Marajve. Trimat vinin prej krahinash së largëta, hipur në kuaj të fortë betejash. Do të diskutojmë detyrat e sotme së Teutës, të Arbrit, së Borës. Takimet e të mërkurës i zhvillonim në sallën e madhe së konferencave.___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66