Page 67 - Demo
P. 67


                                    Njohuri për gjuhën 65Vlerësojmë dhe vetëvlerësojmë njohuritë për drejtshkrimin1 Qarkoni (S) nëse grupet e fjalëve të mëposhtme janë të sakta ose (G) të gabuara. (4 pikë)Von Harfi në fjalorin e tij përdori alfabetin shqip. S GFormula e Pagëzimit është dokumenti i parë i shkrimit shqip. S GPerikopeja e Ungjillit të Pashkës ishte shkruar në latinisht. S GFormula e Pagëzimit u zbulua në vitin 1915, në Firence. S G2 Vendosni shenjat e pikësimit që mungojnë (dy pikat, thonjëzat, presja, pikëçuditja). Bëni korrigjimet e duhura. (4 pikë) Në atë kopsht gjeje gjithçka mollë shegë dardhë rrush etj. Shkrimi i botuar në gazetën Vatra pati jehonë në Shqipëri dhe më gjerë. Populli i thjeshtë i cili luftoi për liri nuk priti që t’i thureshin lavde. Ma bëtë zemrën helm. 3 Ktheni ligjëratën e drejtë në ligjëratë të zhdrejtë. (2 pikë)Vajza tha e emocionuar: “Kjo piktura këtu është e imja”._______________________________________________________________________________________________________________________________________________________4 Nënvizoni fjalët e shkruara gabim. Rishkruani trajtat e sakta të fjalëve. (4 pikë)Një zë i vajtushëm u ndije në qetësinë e thellë të natës. Kryengjëlli kishte zënë vend pranë mbretit. Deri në atë cast, qëndrimi i tij ishte krejt i pa anshëm._______________________________________________________________________________________________________________________________________________________5 Nënvizoni trajtën e saktë në çiftet e fjalëve. (3 pikë)ballonë/balonë, koncesion/konçesion, klloun/kloun.6 Dalloni gabimet në shkrimin e fjalëve në paragrafin e mëposhtëm. Bëni korrigjimet. (7 pikë) Lajmi i ardhjes të çetës të trimave në ato anë u përhap gjithkund. Shumë bashkë atdhetarë të mbledhur grupe grupe u uruan: Mirësëvini! Flamuri i kuq valëvitej palë palë nga era e vjeshtës së vonë. Pa luftuar dhe sakrifikuar, liria nuk mund të vinte. Tek shihje këtë gëzim, vet vetiu zemra të bëhej mal. ____________________________________; ____________________________________; ____________________________________; ____________________________________;____________________________________; ____________________________________; ____________________________________; ____________________________________;Pikët 0-5 6-8 9-11 12-15 16-19 20-22 23-24Notat 4 5 6 7 8 9 10
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71