Page 72 - Demo
P. 72


                                    70 Njohuri për gjuhënRegjistrat e gjuhës. Stilet e gjuhës1 Lidhni tiparin me llojin e regjistrit.Regjistri i thjeshtë (i shkujdesur) • Forma kryesore e realizimit të tij është dialogu.Regjistri i zakonshëm • Respektohen rregullat e drejtshkrimit dhe të pikësimit. Ndërtimet emërore janë më të shpeshta se ato foljore; ka përdorim të shpeshtë të togjeve librore dhe të trajtave pësore të foljeve.Regjistri i gjuhës së ngritur • Përdoren dendur shprehje dhe togje të gatshme, tipike për atë të folur apo dialekt.• Zakonisht, bashkëbiseduesit e ndërtojnë komunikimin mes tyre pa ndonjë përgatitje paraprake.2 Grupojini fjalët e mëposhtme sipas stilit në të cilin ato përdoren:thelbi i problemit, flakët e luftës, nyja e mbiemrit, vatra e luftës, zjarri i vatrës, zjarri i atdhedashurisë, gjerdan me rruaza, rruazat e kuqe të gjakut, për shkak se, përgjithësisht, valët e mallit, garantimi i të drejtave, jashtëkontaktor, peshë specifike, rrugët e qytetit, rrugët e zhvillimit, ka marrë rrugët, në krahasim me, ndërgjegje e ndrydhur, përpjekjet titanike të popullit, epoka e lavdishme S. juridiko-administrativ S. politiko-shoqëror S. shkencor-teknik S. letërsisë artistike3 Përcaktoni llojin e regjistrit, stilin dhe disa tipare të fragmenteve të mëposhtme.a) Në drekë, babai hyri në shtëpi i vrenjtur. Pa më thënë asgjë, m’u afrua dhe më zuri nga veshi.- Ti, more mistrec, ke guxuar të vësh emrin tim në ato shkarravinat e tua, hë? More kastravec, more karagjoz, që më bëre të më skuqet faqja sot në kafene… Bëre ç’bëre, mos të të shoh më të merresh me maskarallëqe të tilla. More vesh? (“Kronikë në gur”, Ismail Kadare)Lloji i regjistrit_________________. Tipare: Stili _________________________. Tipare:b) “Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912. Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.  (Deklarata e Pavarësisë 1912)Lloji i regjistrit_________________. Tipare: Stili _________________________. Tipare:
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76