Page 73 - Demo
P. 73
Njohuri për gjuhën 71Klasat e fjalëve1 Nënvizoni me një vijë klasën e fjalëve të ndryshueshme dhe me dy vija klasën e fjalëve të pandryshueshme: E kisha dëgjuar fjalën “besë” edhe më parë, por mendoja se kishte lidhje me besimin apo fenë, por në këtë kontekst, nuk e kisha dëgjuar kurrë. Shoqëruesi më shpjegoi se ishte një si farë kodi i shqiptarëve, dikush që të hap derën në shenjë mikpritjeje. Nëse dikush të kërkon ndihmë, ti i hap dyert e shtëpisë dhe i thua: “Mirë se vjen!”2 Nga fjalët e ushtrimit 1, zgjidhni nga 5 fjalë të mëvetësishme dhe të pamëvetësishme. Shkruani për secilën prej tyre klasën. Fjalë të mëvetësishme Fjalë të pamëvetësishmekisha dëgjuar - folje edhe - lidhëz3 Emërtoni fjalët me të zezë në: kuptimplota, jokuptimplota dhe thirrmore.Eh, mor bir! - tha plaku duke parë mendueshëm drutë që digjeshin në vatër. Kanë parë shumëkëta sy, por atë ngjarje nuk do ta harroj kurrë. Në kujtesën time, kjo ngjarje ka ngelur si më e rënda. Derisa të shkoj pranë tyre në atë botë, zemra më qan, nga dhimbja dhe nga malli. Vajmedet! Fjalë kuptimplota Fjalë jokuptimplota Fjalë thirrmore 4 Përcaktoni klasën e fjalëve me të zezë. Tregoni kujdes, e njëjta fjalë mund t’u përkasë klasave të ndryshme.Në majë (__________) të malit kishte ende dëborë. Pylli me dushk lartësohej majë (__________) kodrës. Që (__________) nga fundi i sallës u dëgjua një zë i mbytur. Trego që (__________) të jemi të mëshirshëm me (__________) ty. Ata që (__________) erdhën të fundit, mbanin mbi supe pushkë tejet (__________) të gjata. Deri më sot atë (__________) njeri nuk isha takuar kurrë (__________)më parë. Me (__________) të hyrë pranvera dhe dallëndyshet ia behën (__________) të parat. Qëndronte pranë (__________) zjarrit dhe diç (__________) bluante me mendje. Kishte mbetur vetëm (__________) dhe nuk i ndodhej njeri pranë (__________). Duhet të zgjidhnim vetëm(__________) njërin prej nesh që të shkonte me ta (__________). Në u (__________) largoftë prej nesh, do ta kuptojë se (__________) do të humbasë kot. Për shkak (__________) të punimeve, qarkullimi u pezullua për disa (__________) orë. Më (__________) trego që mos të të bezdis më(__________). U _________ dërgoi letër për shkak se (__________) nuk erdhi dot në festë.

