Page 74 - Demo
P. 74


                                    72 Njohuri për gjuhënFjalë të ndryshueshme dhe të pandryshueshme1 Plotësoni kllasterin me klasat e fjalëve. Shkruani nga tre shembuj për çdo klasë. Klasat e fjalëve 2 Dalloni fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme. Plotësoni tabelën.Në pjesën veriore të lagjes kalonte rruga e kalasë, që lidhte lagjet e sipërme të qytetit me qendrën. Rruga ishte shumë lart në krahasim me nivelin e çatisë së dy shtëpive të vetme të lagjes, dhe njëherë, një kamion që u rrëzua, dëmtoi rëndë hajatin e shtëpisë së babazotit. Nganjëherë qëllonte që të rrëzohej ndonjë i pirë dhe çatia pikonte një javë rresht. Po këto ishin gjëra të rralla. Fjalë të ndryshueshme Fjalë të pandryshueshme3 Plotësoni tabelën, duke i vendosur fjalët sipas klasës së tyre.Nuk është edhe aq e vështirë. Ne do të të japim një dash. Do ta qethim në shpinë, ndërsa barkun do t’ia lëmë pa qethur. Me leshin e qethur, unë do të bëj një velenxë, që t’ia hedhësh dashit në shpinë. I huaji u mahnit nga kjo përgjigje e mprehtë dhe, duke e falënderuar me gjithë zemër, i tha:– Të falemnderit, moj bijë! Ta marrë vesh ai gjakësor se dituria më e madhe gjendet në mendjen e popullit.Emër Mbiemër Folje Numëror Përemër Ndajfolje Lidhëz Pjesëz Pasthirrmë Parafjalë
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78