Page 75 - Demo
P. 75


                                    Njohuri për gjuhën 73Lakimi i emrave1 Grupojini emrat e mëposhtëm sipas lakimit të tyre. Plotësoni tabelën.Kjo përmendore do të përjetësojë në shekuj forcën e pamposhtur të popullit tonë, heroizmin dhe vendosmërinë e tij për liri, pavarësi dhe demokraci. Stuhia sillte me vete një erë të fuqishme dhe trungje pemësh që rrëzoheshin. Të kuqtë e fytyrës e tregonte edhe më të bukur. Stuhia dimërore sillte me vete një erë të fuqishme dhe trungje pemësh. Të ftohtët u kishte hyrë deri në palcë. Këmbët u ishin plasaritur nga të ecurit e shumtë nëpër monopate dhe moçalishte. Po hiqnin të zitë e ullirit e megjithatë vazhdonin marshimin drejt shtegut të lirisë. Kjo punë ka marrë të krisur.Emra të lakimi I Emra të lakimit II Emra të lakimit III Emra të lakimit IV2 Dalloni rasën dhe lakimin e emrave.Nëna dhe Jurgeni ishin aty, dhe kur unë hyra në dhomë e fillova të hiqja këpucët, që të katërt dukeshin sikur prisnin diçka. Këpucët e mia ishin të pista dhe të lagura, por asgjë nuk u shqetësua nga kjo gjë. Gjyshja filloi të tregonte se kishin gjetur një letër të babait, të cilën e kishte shkruar për mua. Të folurit e saj u bë më i shtruar. Ndjeva një sëmbim në zemër. Kishin kaluar njëmbëdhjetë vjet që kur im atë kishte vdekur. Një letër nga babai im tingëllonte si shumë solemne, dukej pothuajse si një testament. Të errëtit kishte filluar pas xhamave të dritares, ndërsa unë hapa zarfin dhe nxora një tufë me letra të shkruara. U ula në karrige dhe nisa të lexoj…Emri Rasa Lakimi Emri Rasa Lakiminëna emërore III3 Formoni nga një fjali me emrat: lumë, atdhe, pranverë, të ngrohtët, në rasat dhanore, kallëzore, rrjedhore, trajta e shquar, njëjës.___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79