Page 78 - Demo
P. 78


                                    76 Njohuri për gjuhënTrajtat e shkurtra dhe të bashkuara të përemrit vetor1 Plotësoni tabelën, duke zbërthyer me anë të pyetjeve trajtat e shkurtra të bashkuara. ta = ty + e kujt? ty (të) + atë (e) na e juam’iua2 Në vendet bosh vendosni trajtën e shkurtër dhe trajtën e shkurtër të bashkuar._______tregova ngjarjen shokëve nga fillimi. Na ____ plasi buzën me gjithë këto prapësi që bën! Mos _____ shiko ashtu sikur nuk kupton asgjë. Më në fund dëgjo ___ fjalën e prindërve. Nuk do t____ sjell probleme të tilla, jetën do _____ ndërtoj sipas dëshirës sime. Më në fund _____ foli motrës. Ai uli kokën i turpëruar dhe _______ tha me gjysmë zëri. ____vlerësonte miqësinë më shumë se gjithçka tjetër. Punimin do t___ çoj mësueses që ta vlerësojë. Trego _____ edhe mua një histori të bukur. Nuk dua që t ___ di më për atë njeri aq të ulët. M ____ hodh në qafë e më përqafoi me dashuri.3 Nënvizoni trajtat e shkurtra dhe trajtat e shkurtra të bashkuara. Zbërtheni me anë të pyetjes trajtat e shkurtra të bashkuara. Era ua merrte gjethet pemëve dhe i çonte larg. Balta kishte nisur të na ngjitej në rroba e megjithatë ne vazhdonim të ecnim. Kur iu afruam kroit të fshatit, ndaluam hapat. Më në fund kishim arritur në një vend të banuar. Diku larg u dëgjua e lehura e një qeni dhe isoja e zgjatur e një kënge. Iu afruam shtëpisë së parë ndanë rrugës, me të plagosurën në vig, dhe tashmë veshi na i kapte më qartë vargjet e këngës. Ishte një këngë dasme që e këndonin zëra burrash. Nuk e dinim nëse duhej t’i binim derës apo jo. E plagosura në vig nisi të rënkonte lehtë nga dhimbja. Mua m’u dhimbs deri në thellësi të shpirtit ai zë i shuar, që mundohej të duronte sa më gjatë dhe befas ma bëri më të lehtë vendimin që duhej të merrnim. Ia bëra me shenjë Kapos dhe ai u drejtua te dera. “Merre”, – më tha shoku dhe më zgjati revolen e mbushur. Nuk e dinim se ç’na priste pas asaj dere.Trajta e shkurtër Rasa Trajta e shkurtër e bashkuar
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82