Page 80 - Demo
P. 80


                                    78 Njohuri për gjuhënVlerësojmë dhe vetëvlerësojmë njohuritë për klasat e fjalëve, emrin dhe përemrin vetorLexoni paragrafin e mëposhtëm dhe punoni ushtrimet në vijim.E njëri prej fëmijëve të atëhershëm rri sot para hotelit. Rri i pikëlluar pranë tavolinës dhe i kundron kalimtarët mu prej këtij vendi ku dikur ishte hani i famshëm i Hasan Agës. I kundron njerëzit e rinj dhe pleq. I kundron me dëshirë që të njohë ndokënd. Që të gjejë pamjen e tjetrit, t’ia heqë perden e së kaluarës... Por, pas kaq vjetësh, pas dyzet vjetëve të jetuara gjetiu, ai është tash i huaj në vendlindjen e tij. Kurrkund nuk janë më as pemëshitësi bablok, as teneqexhiu plak. Po as vargu i gazmueshëm i fëmijëve. Tashmë nuk janë edhe shumë dyqane e shtëpi, shumë rrugë e rrugica. (“Kujtime”, Hivzi Sulejmani)1 Në paragrafin e mësipërm dalloni pesë fjalë të ndryshueshme dhe pesë të pandryshueshme. Përcaktoni klasën e secilës fjalë. (20 pikë) Fjalë të ndryshueshme Klasa Fjalë të pandryshueshme Klasa 2 Përcaktoni nëse fjalët e nënvizuara në fjalinë e mëposhtme janë të mëvetësishme apo të pamëvetësishme: (4 pikë)Eh, por, pas kaq vjetësh, pas dyzet vjetëve të jetuara gjetiu, ai është tash i huajnë vendlindjen e tij._______________________________________________________________________; _______________________________________________________________________; _______________________________________________________________________; _______________________________________________________________________; 3 Fjalën majë, përdoreni në fjali herë si fjalë kuptimlotë, herë si fjalë jokuptimplotë. Përcaktoni klasën e përdorur. (2 pikë)Fjalë kuptimplotë: ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Fjalë jokuptimplotë: _____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84