Page 82 - Demo
P. 82
80 Njohuri për gjuhënFolja1 Nënvizoni foljet në fjalitë e mëposhtme dhe plotësoni tabelën. Maji e gjeti të barabartë me shoqet e tjera. Bima dukej sikur u tregonte shoqeve historinë e asaj që kishte përjetuar dhe dëgjonte prej tyre histori që ngjanin dhe nuk ngjanin me njëra-tjetrën. Vapë qershori. Gjinkallat ia kishin krisur këngës me tërbim!... Grunjërat filluan të piqeshin… Ashtu edhe ajo bima që nuk i kujtonte më hallet e jetës që kishte kaluar. Në lumturi, të gjitha harrohen. Flladi i pasdrekës po i freskonte të gjitha bimët. Në mes të asaj freskie, bima kujtonte me krenari se jeta e saj nuk kishte qenë e kotë!... Ajo e kishte gjetur vendin e saj në jetë dhe, me jetën e saj, mund të ndihmonte edhe të tjerët!...Dielli po perëndonte…Folja Zgjedhimi Folja Zgjedhimi Folja Zgjedhimi Folja Zgjedhimi2 Kryefjalët e fjalive i ktheni në numrin shumës. Si do të ndryshojë folja-kallëzues? Argumentoni këto ndryshime. Rishkruajini fjalitë.Djali nuk u pa më në ato anë. Ngjarja u harrua. Vajza u pikëllua dhe bënte ç’bënte, hidhte vështrimin larg, aty ku lartësohej kreshta e thepisur e malit. Kujtimi sa vinte dhe largohej e tashmë ajo e kujtonte vetëm si një imazh të largët, që ishte hasur në ato anë. Por ëndrra fashitej, sapo zbardhte dita. _____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________3 Plotësoni tabelën për përdorimin e foljeve me kuptim të plotë leksikor dhe si folje ndihmëse. Folja Kuptim i plotë leksikor Folje ndihmëse Qyteti ishte ngritur mbi disa kodrina. +Në pamje të parë e kishe të vështirë që të dalloje gjithë madhështinë e tij.Të gjithë flinin para orës dhjetë.Nesër do të shkonte të gjyshja në fshat.Ndoshta po të isha poet, kisha për ta përshkruar edhe më bukur.Isha duke dëgjuar një këngë të vjetër, kur më thirri.4 Dalloni temën dhe mbaresën e foljeve në fjalitë e mëposhtme.Djemtë te lumi i fshatit laheshin duke u hedhur nga një shkëmb i lartë. ______________ Ca të tjerë nxitonin që të zinin fushën për të luajtur me top. _____________ Edhe sot dita tregonte se do të ishte me diell. ____________ Kishte për të përgatitur një kumtesë . _____________ Njeriu rritet, por e kupton vonë. ______________, ______________ Do të largohem të nesërmen. __________ Më rrethojnë shumë armiq të pamëshirshëm. ______________

