Page 85 - Demo
P. 85


                                    Njohuri për gjuhën 83Pjesorja dhe format e tjera të pashtjelluara të foljes1 Nënvizoni format e pashtjelluara të foljeve në fragmentin e mëposhtëm. Emërtojini ato.Dritaren e gjeta hapur. Nga jashtë nata ishte duke ardhur dhe dielli ende pa perënduar mirë. U afrova te parvazi mbushur me lule për të thithur ajrin e freskët, mbushur me aroma dehëse lulesh dhe zukatje insektesh. Frymëzuar e dehur, u ula në tavolinën e vogël dhe mora lapsin në dorë. Me të nisur vargun e parë, ndjeva se burimi i frymëzimit tim sapo ishte çelur.Forma e pashtjelluar Lloji Forma e pashtjelluar Lloji2 Zëvendësoni foljet me forma të pashtjelluara. Tregoni kujdes që këto forma t’i përshtaten kuptimit të fjalisë. Njerëzit (mësoj) _____________ në rrugë malore, e kishin të lehtë ngjitjen. Ecte me hap të shpejtë (pengoj) __________ nëpër gurët e shumtë. Ai mbeti si hu (nxjerr) __________ asnjë fjalë nga goja. (Luaj) ___________ këmbët, nuk luajnë dhëmbët. Në mbrëmje (dëgjoj) ___________ iu kujtua qyteza e tij e vogël, (fsheh)_______________mes malesh të larta. Studionte shumë (dal) ____________ faqebardhë. Nxitonte hapat (arrij) _______________ shokët. 3 Nënvizoni format e pashtjelluara dhe analizojini ato. Plotësoni tabelën. Kohë për të fjetur nuk kishte. Duke u sjellë kështu, turpëron veten dhe prindërit. Vinte gjithmonë pa mësuar. Dëshira për të fituar ishte më e fortë se gjithçka tjetër. Nuk arrin rezultate pa u stërvitur çdo ditë. Me t’u parë në sy, e kuptuan se ishin bërë për njëri-tjetrin. Kjo gjë ndihmon për të sqaruar keqkuptimet mes tyre. Duke mos ditur ç’të bënte, ia futi gjumit. Mbante zogun e vogël në dorë, duke e ledhatuar butësisht. Duhej guxim i madh për t’u sjellë në atë mënyrë. Nuk të bie erë goja, pa ngrënë hudhra. Në rrugë dukej një tufë kalorësish duke u larguar me të katra.Forma e pashtjelluar Lloji Funksioni Forma (veprore/jovep.)
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89