Page 87 - Demo
P. 87


                                    Njohuri për gjuhën 85Vlerësojmë dhe vetëvlerësojmë njohuritë për foljenLexoni paragrafin e mëposhtëm dhe punoni ushtrimet në vijim. Kur u zgjua, kishte kohë që kish dalë dielli. Dita ishte e kthjellët, me një shkëlqim të bardhë vjeshtak, po ai ndjente akoma në shpirt hijen e rëndë të natës. Zuri të ecte dhe, sipas dredhimeve e ngjitjezbritjeve që merrte rruga, i dukej sikur rrotull tij lëviznin ngadalë majat e maleve, drurët e pyjeve, horizontet e afërta, fletët e florinjta që binin e s’kishin të sosur. E ndjente veten të përgjumur. Sa i thellë kish qenë ky gjumi i mëngjesit! Si në fëmijëri. Dëgjohej përsëri cicërima e gushëkuqve me gushë të verdhë, ajri ishte zbutur e ishte ngrohur dhe s’lëvizte asgjë. Pastaj filloi të frynte një erë e vagët, që rënkonte e psherëtinte në rrugët e largëta. (“Krastakraus”, B. Xhaferri)1 Në paragrafin e mësipërm dalloni një folje me kuptim të plotë leksikor, si ndihmëse, gjysmëndihmëse apo si këpujë. (4 pikë)Folje me kuptim të plotë leksikorFolje ndihmëse Folje gjysmëndihmëse Folje këpujë 2 Në fjalinë e mëposhtme, analizoni foljet me të zezë. Plotësoni tabelën. (15 pikë)Zuri të ecte dhe, sipas dredhimeve e ngjitje-zbritjeve që merrte rruga, i dukej sikur rrotull tij lëviznin ngadalë majat e maleve, drurët e pyjeve, horizontet e afërta, fletët e florinjta që binin e s’paskëshin të sosur! Folja Mënyra Koha Veta Numri Forma3 Lidhni foljet me kohën, formën dhe mënyrën e duhur. (5 pikë)U soll mënyra dëftore, koha e pakryer, forma joveprorePaskëshit larë mënyra dëftore, koha e kryer e tejshkuar, forma veproreTë zhvillohesha mënyra kushtore, koha e tashme, forma veprorePati punuar mënyra lidhore, koha e pakryer, forma joveproreTakoheshit mënyra habitore, koha më se e kryer, forma veproremënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma joveprore4 Formoni fjali me format e pashtjelluara të foljeve, sipas funksionit të dhënë. (4 pikë)punoj (paskajore, funksion përcaktor) ____________________________________________________________________________________________vij (mohore, funksion kushtor) _______________________________________________________________________________________________________Pikët 0-6 7- 10 11-14 15-18 19-22 23- 26 27-28Notat 4 5 6 7 8 9 10
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91